Notat e lojtarëve: Juventus 2-1 Fiorentina, vlerësohet paraqitja e Sandros

20 Prill 2019

Juventusi është shpallur kampion i Serie A pas fitores kundër Fiorentinas në javën e 33-të të kampionatit italian.

Falë fitores në këtë ndeshje, Bianconerët kanë marrë notë më të lartë mesatare (6.93), në krahasim me Violan (6.55).

Golashënuesi Alex Sandro ka marrë notën më të lartë në këtë takim (8.0). Pas tij ndodhet Miralem Pjanic (7.7), ndërkohë që edhe portieri Wojciech Szczesny është vlerësuar për intervenimet e tij (7.4).

Nota më e ulët në këtë sfidë ka shkuar për mesfushorin e Fiorentinas, Jordan Veretout (6.2).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Fiorentinas (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

www.telegrafi.com