Notat e lojtarëve: Lyon 2-1 PSG, portieri Lopes shpallet më i miri

04 Shkurt 2019

Paris Saint-Germaini e ka përjetuar humbjen e parë sezonale që ia ka shkaktuar Lyoni.

Vendasit kanë marrë notë më të lartë mesatare (7.16), në krahasim me atë të mysafirëve (6.58), në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Lyonit.

Lexo po ashtu: Lyoni ia shkakton humbjen e parë PSG-së

Portieri vendas, Anthony Lopes, është shpallur lojtari më i mirë i këtij takimi me notën 8.5. Pas tij, te Lyoni nota të larta kanë marrë edhe dy golashënuesit Nabil Fekir (7.9) dhe Moussa Dembele (7.7).

Ndërkaq, me notën më të ulët te nikoqirët është vlerësuar mesfushori Houssem Aouar (6.1).

Golashënuesi i vetëm i PSG-së, Angel Di Maria, është lojtari më i vlerësuar (7.7) te kampioni francez.

Ndërsa qendërmbrojtësi Thiago Silva ka marrë notën më të ulët të mysafirët (6.0), por edhe në përgjithësi në ndeshje.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Lyonit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të PSG-së (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

www.telegrafi.com