Notat e lojtarëve: Manchester City 3-1 Watford, Sterling lojtari i ndeshjes

09 Mars 2019

Manchester City ka regjistruar një tjetër hap të rëndësishëm në garën për mbrojtjen e titullit duke e mposhtur Watfordin.

Duke qenë se paraqitja e vendasve ishte më e mirë, atëherë edhe nota mesatare e tyre (6.99) është më e lartë në krahasim me atë të mysafirëve (6.34).

Lexo po ashtu: City mposht Watfordin me het-trikun e Sterling dhe forcohet në krye të tabelës

Një paraqitje mjaft e mirë edhe nga Riyad Mahrez (8.5) e David Silva (8.2) që dhuruan asistimet.

Raheem Sterling është lojtari i ndeshjes (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Portieri Ederson, i cili nuk pati shumë punë për të bërë, ndërsa e pranoi një gol, është vlerësuar me notën më të ulët te City (5.9).

Te mysafirët ka zhgënjyer faza e mesfushës, përveç Etienne Capoue, i cili e ka edhe notën më të lartë te Watfordi (7.3).

Vlerësimi më i ulët në këtë ndeshje shkon për Tom Cleverley, i cili ka marrë notën 5.7.

Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Manchester Cityt (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Watfordit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

www.telegrafi.com