Notat e lojtarëve: PSG 4-3 Bordeaux, Marquinhos më i miri

24 Shkurt 2020

Parsi Saint-Germain e ka mposhtur 4-3 Bordeauxin në kuadër të javës së 26-të në Ligue 1.

Golat për parisienët i shënuan Edinson Cavani, Marquinhos (45+1’/ 63’), Kylian Mbappe dhe Mauro Icardi, ndërsa për mysafirët shënuan HWang Ui-Jo, Pablo dhe Ruben Pardo.

PSG ishte më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.25, derisa Bordeaux u vlerësua me 6.54.

Marquinhos ishte më i mirë në këtë takim shkaku i golave dhe asistimit të bërë, gjersa u notua me 9.4.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Sergio Rico që pranoi tri gola, e që mund të evitoheshin, për të marrë kështu vlerësimin 5.0.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të PSG-s (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Bordeaux (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

www.telegrafi.com