Notat e lojtarëve: Shakhtar 0-3 Manchester City, Mahrez me notën më të lartë

18 Shtator 2019

Manchester City e ka mposhtur Shakhtar Donetskun në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve me rezultat 0-3.

Golat për Citizens i realizuan, Ryiad Mahrez në minutën e 24-të, Ilkay Gudogan (38’) dhe Gabriel Jesus (76’).

Kampioni i Ligës Premier ishte skuadër më e mirë në fushë, derisa mori notën e përgjithshme 7.27, ndërsa ajo ukrainase u vlerësua me 6.18.

Shakhtar Donetsk vs Manchester City (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Lojtari më i dalluar në këtë përballje ishte anësori i Cityt, Mahrez, që mori notën 8.6, shkaku i golit dhe asistimit të bërë.

Nga ana tjetër, lojtari që nuk arriti ta tregonte vetën ishte portieri i vendasve, Andriy Pyatov, që u vlerësua me 5.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Shakhtarit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Manchester Cityt (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan