NOTAT/ Hysaj e Gjimshiti dhurojnë asist, Strakosha përgjegjës tek goli i Young

17 Shkurt 2020

Java e 24-ët e Serie A italiane pa si protagonistë të gjithë legjionarët kuqezi, përjashto Ndojin të gjithë zbritën në fushë si titullarë. Dy nga futbollistët më të vlerësuar rezultuan Hysaj dhe Gjimshiti.

Kapiteni u aktivizua në krahun e majtë përballë Cagliari por nuk stonoi, përkundrazi, dhuroi një asisit për Mertens, gol që në fund rezultoi një trepikësh:

Hysaj

“Nuk vuan shumë në krahun e tij, kjo pasi Pisacane nuk është një anësor tipik që shtyn, shërben një asisit për Mertens, nota 6,5 për Hysaj”.

Me të njëjtën notë u vlerësua edhe Berat Gjimshiti: “Ka problemet e tij kur Kluivet e sulmon. Ka një meritë të madhe në golin e barazimit”.

Strakosha

Pavarësisht se Lazio fitoi përballë Inter, Tomas Strakosha ishte legjionari më pak i vlerësuar: “Në golin që zhbllokoi ndeshjen ka përgjegjësi të dukshme, grushton në qendër goditjen e Candreva duke iu dhuruar Ashly Young, i cili e falënderon, nota 5,5 për Strakoshën”.

Me një gjysmë note më shumë u vlerësuar Etrit Berisha, forma e tij nuk shkon aspak në sinkron me paraqitjet dhe rezultatet e Spal.

Si gjithnjë titullarë dhe 90 minuta në fushë u aktivizua edhe Marash Kumbulla në barazimin pa gola që Verona arriti në transfertë përballë Udinese.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com