NOTAT/ Serie A, Gjimshiti bën “bomberin”, Ndoj flirton me golin, fundjavë pozitive për legjionarët

09 Dhjetor 2019

Një gol në limitet e kohës shtesë, i dhuron Berat Gjimshitit statusin e legjionarit më të “famshëm” në këtë fundjave të Serie A. Qendërmbrojtësi kuqezi, u s’postua në majën e sulmit, tregoi instinkt të pastër sulmuesi duke i dhuruar Atalanës një 3-pikësh shumë të rëndësishëm përballë Veronës:

Gjimshiti

“Përtej golit, ky nuk ishte një 90-minutësh i jashtëzakonshëm për Gjimshitin por goli në fund vlen më shumë se gjithçka, nota 6,5 për Gjimshitin”, shkruajnë mediat italiane. Nuk u aktivizua asnjë minutë për Veronën në këtë sfidë, Marash Kumbulla, i cili nuk është rikuperuar plotësisht.

Strakosha

Një fundjave e veçantë ishte dhe për Thomas Strakoshën, përballë kishte kampionët në fuqi, Juventuesin, por jo gjithçka shkoi në mënyrë perfekte për portierin e kombëtares në aspektin personal: “I dhuron një asist Dybalas por korrigjon po vet. Nuk kishte ç’të bënte në golin e Ronaldos, i kujdesshëm në disa raste të tjera gjatë ndeshjes, nota 6,5 për Strakoshën”.

Berisha

Java e 15-të e Serie A vendosi përballë Berishën kundër Ndoj, të dy titullarë për ekipet respektive. Berisha sërish mbetet një nga lojtarët më të vlerësuar për Spal: “Bën çfarë të mundet. Menjëherë reagon ndaj Balotellit, i kujdesshëm në dalje, bllokon Ndojin në rastin e golit, nota 6,5 për Berishën”.

Ndoji

Emanuele Ndoji, mesfushori i kombëtares, ishte një nga protagonistët e këtij takimi për Breshian, pavarësisht se ende nuk i ka 90 minutat në këmbë, ndaj Spal u zëvendësua në minutën e 66-të. Nuk u aktivizua asnjë minutë këtë fundjave, Elesid Hysaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com