NOTAT/ Strakosha pëson “poker”, “zverdhet” Gjimshiti, Atalanta provë force në “Olimpico”

01 Tetor 2020

Jo më një “hirushe” por një realitet i pastër i Serie A. Atalanta vijon edhe këtë sezon me të njëjtin ritëm, dhuron futboll të bukur, gola, spektakël. Në një nga transfertat më delikate si ajo në kryeqytet përballë Lazio, bergamaskët arritën një fitore të madhe, thyen ekipin e Strakoshës me “poker” golash.

Gosnes kaloi Atalanta në avantazh që në minutën e 10-të ndërsa në të 32-tën Hateboer me një goditje fluturimthi dyfishoj shifrat. Në fundin e pjesës së parë Gomez dërgoi shifrat në 0-3. Lazio u përpoq të reagoj, ngushtoj diferencat me Caicedo por vetëm kaq pasi Gomez në minutën e 61-të realizoi dhe golin e dytë personal duke sigluar shifrat në 1-4. Kjo ishte fitorja e dytë në dy ndeshje për Atalanta.

Strakosha

Pavarësisht se nxori topin katër herë nga porta e tij, mediat italiane nuk bëjnë fajtor Tomas Strakoshën: “Kishte pak faj në golat e pësuar, kundërshtarët i vinin nga të gjithë anët, nuk arriti të bënte mrekulli, nota 6”.

Gjimshiti

Me të njëjtën notë u vlerësuar edhe Berat Gjimshiti: “Një pjesë e parë e mirë, kontrolloi mirë depërtimet e Milinkovic-Savis. Ndëshkohet më të verdhë, me fillimin e pjesës së dytë zëvendësohet nga Gasperini”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com