Nuk është Real Madridi, Neymar zbulon ku dëshiron të transferohet

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar ka zbuluar dëshirën e tij për të punuar me ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola që aktualisht drejton Manchester City. Super ylli brazilian u bashkua me Paris SG verën e kaluar në atë që ishte një transferim ‘tronditës’, rekord botëror nga Barcelona për 222 milionë euro. Ai ka shkëlqyer në Francë që nga bashkimi, pavarësisht se ka pësuar një dëmtim, që e mbajti atë jashtë fushave të blerta për shumicën e gjysmës së dytë të sezonit. Në një intervistë të kohëve të fundit Neymar i tha “ESPN”, se ai dëshiron për të luajtur përsëri nën drejtimin e Guardiola. “Gjithmonë kam dashur të punoj me të, por fatkeqësisht kam ardhur këtu një vit pas lamtumirës nga Barcelona, do të kisha dashur të punoja me të”, zbuloi ai.

26-vjeçari prej kohësh është lidhur me një transferim në “Santiago Bernabeu”, me drejtuesit e Real Madridit që e shikojnë brazilianin si lojtarin e duhur për të përforcuar skuadrën e tyre në merkaton e verës. Paris SG ka theksuar se Neymar nuk do të largohet nga kryeqyteti francez pavarësisht ofertës që do të vijë në drejtim të tij, megjithatë ai shpeshherë ka ‘flirtuar’ me “Los Blancos”, ndërsa ka lënë të kuptohet, se nuk i përshtatet kampionatit francez. Në fakt që kur u transferua në Francë qarkulluan zërat, se Parisi ishte thjesht një lëvizje e përkohëshme për të shmangur një kalim direkt nga Barça te Reali. Prej muajsh e ardhmja e tij në Paris ka qenë tema më e përfolur në futboll. Edhe marrëdhëniet e tij me lojtarët dhe klubin nuk kanë qenë të mira, ndërsa pak javë pasi nënshkroi me kampionët e Francës, ai pati një debat me Edinson Cavani. /EDS/

***********************************
Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com. Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan