Nuk fituan trofe dhe u turpëruan në ndeshjen e fundit nga Hoffenheim, Dortmundi merr vendim për trajnerin

29 Qershor 2020

Ka shkuar edhe një vit me Borussia Dortmundin që nuk ka arritur të fitojë trofe.

Klubi gjerman bëri shpenzime të më mëdha në transferime të reja, por pa arritur të rivalizojnë siç duhet Bayernin.

Sikur mos të mjaftonte të mbyllej sezoni pa trofe, Dortmund në ndeshjen e fundit të Bundesligas pësoi humbje turpëruese 0-4 nga Hoffenheim.

Përkundër humbjes dhe një viti pa trofe, Dortmund ka konfirmuar trajnerin Lucien Favre.

Lucien Favre. (Photo by Federico Gambarini/Pool via Getty Images)

Ka qenë drejtori sportiv Joachim Watzke që ka konfirmuar qëndrimin e zviceranit në krye të skuadrës.

“Favre ka arritur dy herë vendin e dytë dhe akoma kemi një kontratë me të. Nëse ka disa paragjykime për të dhe ai mund t’i eliminojë në sezonin e ardhshëm atëherë e meriton një tjetër mundësi”.

“Çdo trajner do ta kishte humbur ndeshjen e fundit 0-4 nga Hoffenheim pasi varej nga skuadra”.

“Në xhiron e kaluar kur fituam në Leipzig dhe siguruam vendin e dytë ishte përsëri Favre në stol”, përfundoi Watzke. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan