Nuk ka dyshime, Elseid Hysaj do transferohet në Angli

Elseid Hysaj është gjithmonë e më shumë larg Napolit për sezonin e ardhshëm. Sipas gazetarit të njohur italian Alfredo Pedulla, Chelsea, Manchester United dhe Liverpool janë tre ekipet angleze që janë interesuar për të marrë mbrojtësin e krahut që ka bërë paraqitje të mira në Seria A. Sipas shkrimit të “Sportitalia”, menaxheri i futbollistit Mario Giuffredi ka udhëtuar drejt analizë për të zhvilluar bisedime me klubin e Chelsea-t që po këmbëngul më shumë për të marrë mbrojtësin, që shihet si zëvendësuesi ideal i Davide Zappacostës që nuk e ka të sigurt vendin në formacionin e sezonit të ardhshëm. Por, bisedime ka pasur edhe me dy ekipet e tjera angleze që kanë ndjekur nga afër mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare në ndeshjet e fundit. Më parë është folur se edhe gjermanët e Bayernit kanë udhëtuar drejt Italisë për të ndjekur në disa ndeshje te veçantë lojtarin, por që pas interesimeve nga Premier League me shumë mundësi e ardhmja e tij do të jetë në këtë kampionat.

Të treja skuadrat që janë interesuar për futbollistin mund të paguajnë me lehtësi klauzolën e largimit të tij nga Napoli që është 50 milion euro, një shifër e papërfillshme për skuadra të atij niveli. Por, në bazë të deklaratës së bërë ditët e fundit nga presidenti i Napolit, De Laurentis duhet që të mbyllin tratativat brenda muajit qershor në të kundërt Hysaj nuk do të lihet i lirë dhe do të firmosë një kontratë të re me klubin.

Për momentin me klubeve nuk është zhvilluar asnjë bisedë konkrete dhe i vetmi që ka pasur kontakte ka qenë menaxheri i futbollistit. Kjo pasi Napoli po zhvillon një garë të ashpër për titullin kampion me Juventusin dhe pa mbaruar sezoni në Seria A nuk do të ketë tratativa merkatosh dhe kjo temë do të dalë në plan të dytë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan