Nuk ka fitues, Laçi shumë i fortë për Skënderbeun

Është mbyllur me rrjeta të paprekura pjesa e parë finales së Kupës së Shqipërisë që po diskutohet mes Skënderbeut dhe Laçit. Asgjë për t’u shënuar në këto 45 minuta të para, vetëm 0-0, ndërsa rastet kanë folur për bardhekuqtë. Megjithatë, Laçi me Reginaldon dhe Uzunin kanë pasur dy momente që mund të kishin ndryshuar rrjedhën e takimit. Deri më tani një sfidë e kontrolluar nga të dy ekipet, ndërsa trajnerët kanë hedhur në fushë lojtarët më të mirë.

Pjesa e parë – Nisja e takimit është e vrullshme për Skënderbeun që me “ish”-in James kërkon që të gjejë rrjetën, por që ky i fundit shkakton faull ndaj portierit Selmani. Për minuta me radhë nuk dorëzohen korçarët, ku Nimaga del fitues në një duel ajror, megjithatë, gjuajtja është larg kuadratit. Edhe në minutën e 13 është Ali Sowe që tenton kuadratin, por ‘gardiani’ i Shqipërisë, Selmani, largon topin me kokë kur kishte dalë nga zona e tij.

Minuta e 26 mund të ishte vendimtare për pjesën e parë, pasi Soëe dërgoi topin me kokë te Muzaka, por ky i fundit ishte i papërgatitur dhe e dërgoi topin jashtë kuadratit. Momenti më i mirë për bardhekuqtë, por që fati në këtë moment ka qenë me kurbinasit. Për Laçin mundësia më e mirë u krijua në minutën e 33, kur Nika me kokë i dhuroi një asist Reginaldos, i cili doli para portës së Skënderbeut, por gjuajtja ishte mjaft e dobët.

Minuta e 37 ishte elektrizuese. James depërton mes mbrojtjes së Laçit dhe në fund kur del përball Selmanit gjuan jashtë kuadratit. Mundësi e artë që nigeriani nuk arriti që ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë. Kur duheshin pak sekonda nga mbyllja e pjesës së parë, Nika nga krahu i djathtë vendosi një asist në zonën e Skënderbeut, por Uzuni ishte një hap pas dhe nuk arriti që të çojë në rrjetë topin.

Banderola – “Historinë e dini, ka edhe më të fortë se Skënderbeu!” Kjo është banderola e varur nga tifozët e Laçit në telat rrethues të fushës së stadiumit “Elbasan Arena”. Bardhezinjtë që kanë udhëtuar nga Laçi për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës janë të shumtë në numër, duke dominuar ata të Skënderbeut.

Megjithatë, thënia e tyre në banderolë i jep një mesazh të qartë skuadrës korçare, duke parë dhe që kurbinasit e kanë fituar dy herë trofeun e Kupës, ndërkohë që Skënderbeu nuk e ka bërë asnjëherë për vete. /EDS/

Skënderbeu – Laçi 0-0

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Mici, Lilaj, Nimaga, Muzaka, Gavazaj, James, Sowe. Trajner: Ilir Daja

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Eskerda, Nika, Reginaldo, Uzuni. Trajner: Gentian Mezani

Gjqyqtarë: E. Hamiti, E. Barushi, D. Rexha, R. Çokaj
Kartonë të verdhë: Osmani 24’ / Lushkja 45′, Uzuni 45+1′

***********************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan