Nuk ka më kthim pas, Armando Cungu largohet nga Laçi!

26 Nëntor 2020

3 pikë në 4 ndeshje, kanë bërë që Armando Cungu të largohet nga Laçi. Këtë herë nuk ka më kthim pas, ashtu siç ndodhi pas barazimit kundër Kastriotit. Humbja kundër Kukësit, e para këtë sezon, pas tre barazimeve radhazi, bëri që tekniku shkodran dhe presidenti Laska, ti japin fund me kompromis bashkëpunimit të nisur një vit më parë, në tetor 2019.

I kontaktuar nga “BalkanWeb”, Armando Cungu konfirmoi ndërprerjen e bashkëpunimit. Cungu largohet nga Laçi pas një vit ku arriti të dërgoj kurbinasit në Europa League, madje kaloi dhe një tur. Ky fillim sezoni nuk nisi siç duhej, rezultat jo pozitive në një vit kur bardhezinjtë kërkojnë titullin kampion ndikuan shumë në këtë vendim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan