Nuk u përshëndet me tifozët pas humbjes, Trashi zbulon arsyen

Partizani humbi me rezultatin 0-1 dje kundër Skënderbeut në stadiumin “Selman Stërmasi”. Të kuqtë zhvilluan një ndeshje të mirë, por në fund nuk ia dolën dot dhe morën humbjen e dytë kundër rivalëve kryesor pas asaj kundër Kukësit. Në fund, akuza për gjyqtarin kryesor Andi Koçi, lot dhe zhgënjim, ama, ata kanë “Ultras Guerrilsat”.Tifozët e kuq kanë kënduar për 90-minuta dhe pas vërshëllimës përfundimtare nga Koçi vazhduan duke festuar. E çuditshme, dukej se kishin fituar ata dhe jo korçarët. Tifozeria e kuqe meritoi notën “10 pa yll”, pasi sharjet dhe mund të shmangeshin, por në fund treguan se janë dhe “fair play”, pasi pranuan lojtarët e tyre.

Këta të fundit ishin në mëdyshje nëse duhej të përshëndeteshin me tifozerinë e kuqe, apo jo? Ata shkuam me hezitim, por u pranuan nga tifozeria e tyre. Ky sezon ka qenë i vështirë dhe në marrëdhëniet e ekipit dhe tifozëve, pasi këta të fundit janë zhgënjyer shumë. Një nga personat që nuk përshëndeti tifozët ditën e djeshme ishte mesfushori Lorenc Trashi. Ai u fut direkt në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes dhe nuk shkoi te tifozeria. Diçka e tillë nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve të kuq, pasi e kanë marrë si mungesë respekti ndaj tyre. Trashi ka reaguar dhe vetë në lidhje me këtë situatë dhe ka treguar se ka qenë thjesht një keqkuptim, por pavarësisht kësaj ka kërkuar falje me anë të një shkrimi në Instagram.

“Nuk dua ta bëj as për show mediatik, as për t’u justifikuar, por më kanë ardhur shumë mesazhe për pjesën e duartrokitjes në fund për tifozët. Unë personalisht kam hyrë direkt te dhoma e zhveshjes dhe nuk e kam bërë me qëllim diçka të tillë që nuk kam ardhur t’iu përshëndes. Thjesht nuk mund ta pranoja një humbje të tillë dhe ika direkt te dhoma. I kërkoj ndjesë publikisht të gjithë tifozëve, por sinqerisht nuk e kam bërë me vetëdije. E bëj këtë se ndihem disi në faj. Ndjesë veçanërisht ‘Ultras Guerrilsave’“, – shkruan Trashi në Instagram. /EDS

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan