Numrat nxjerrin zbuluar Milanin, klubi është në ankth për Evropën!

Milani rrezikon shumë në sprintin final e vendimtar të sezonit e nëse i hedh një sy shifrave kjo është shumë e qartë. Humbja me Beneventon vë në diskutim vendin e gjashtë dhe kualifikimit në Europa League. Nëse shohim renditjen, kuqezinjtë kanë 5 pikë më pak se sezonin e kaluar, por akoma më shumë shqetësues është thatësira e madhe e sulmuesve. Dhe Gattuso vendosë të shtrëngojë rripin: anulohet dita e pushimit.

Që Gattuso-s nuk i pëlqejnë dështimet kjo dihet dhe e bëri të qartë fill pas humbjes 0-1 në San Siro. Por këtë po e tregon edhe me fakte: tekniku ka vendosur të anulojë ditën e pushimit duke i thërritur të gjithë në punë. Nuk do të jetë pushim e diela pas humbjes me modestët e Serie A për disa arsye.

Milani nuk ka mundur t’i shënojë një reparti mbrojtës, atij të Benevento-s, që këtë vit ka pësuar 78 gola në 35 javë. Një problem që ka nxjerrë në pah thembrën e Aklit të kuqezinjve. Gattuso po i provon të gjitha, por mes Kalinic, Cutrone dhe André Silva, problemi i sulmuesve që shënojnë pak është një rebus që deri më tani nuk ka gjetur zgjidhje. I riu Patrick, të cilin Milani e gjeti në shtëpi, është ai që ka numrat më të mirë (15 gola në sezon 7 nga të cilët në kampionat), ndërsa dështimet janë blerjet e verës. Kalinic, i cili me Sassuolo-n u zhbllokua pas 4 muajsh agjërim ka shënuar vetëm 5 gola në Serie A, ndërsa André Silva (që ka qenë protagonist në Europa League) në kampionat ka shënuar vetëm dy herë. Shumë pak, Gattuso-s i mungojnë golat e sulmuesve dhe kjo peshon shumë.

Milani duket se po paguan faturën e sprintit të bërë pas mbërritjes së Gattuso-s në dhjetor, pak a shumë siç ndodhi me vitin e kaluar me Interin e Piolit që bëri paraqitje të shkëlqyer për disa muaj duke e gjetur veten të lodhur, mendërisht dhe fizikisht në finalen e sezonit. I njëjti skenar edhe për Milanin. Pasi u sfumua ëndrra Champions, tani edhe Europa League është në rrezik: kuqezinjtë janë të gjashtët me 54 pikë dhe numrat janë negativë. Vitin e kaluar në javën e 34-t skuadra e drejtuar nga Montella kishte 59 pikë. Dhe Gattuso duhet të ruhet pasi Atalanta dhe Fiorentina mund ta parakalojnë. Dhe do të ishte një dramë, tha Mirabelli./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan