Objektivat e Laçit kalojnë nga Vllaznia, sfida dyshe vendos sezonin e bardhezinjve

06 Prill 2021

Vetëm një javë arriti Laçi të mbante kreun, dy humbjet radhazi kanë bërë që bardhezinjtë të humbasin terren në raport me rivalët. Sigurisht ekipi i Shpëtim Duros është ende aty, në garë me kohë të plotë për titullin kampion pasi diferenca me Teutën kryesuese është vetëm dy pikë. Kalendari i përballë këtë javë me një tjetër rival direkt, Vllazninë, një sfidë shumë domethënëse pasi në mes futet edhe Kupa e Shqipërisë. Dy ekipet luajnë këtë të shtunën një pjesë të mirë të objektivit titull pasi ndjekësit e tyre mund të përfitojnë nga kjo përballje, po ashtu edhe Teuta, të gjithë kanë në letër rivalë të lehtë.

Kupa

Pas kampionatit dy ekipet përballen edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, e cila në këtë pikë të sezonit është kthyer në prioritet, një mundësi për të mbyllur sezonin me trofe dhe për të siguruar pjesëmarrjen në kupat e europës. Laçi vjen në këtë përballje më të gjitha statistikat në favor, në tre sfidat e këtij sezoni kanë arritur ti marrin 9 pikë shkodranëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com