Objektivi i Milanit nuk paraqitet në stërvitje, klubi e gjobit

Lyon ka marrë vendimin për të gjobitur Memphis Depay, pasi futbollisti nuk është paraqitur në stërvitje në ditën e parë të grumbullimit dhe kjo gjë është treguar nga agjenti Bruno Genesio. Hollandezi Depay u transferuar te Lyon nga Manchester United në janar 2017, pasi zhgënjeu në Angli. Ai ka arritur të shënojë 27 gola në 69 ndeshje të zhvilluara me ekipin francez.

Zërat e ndryshme të merkatos tregojnë që për të siguruar shërbimet e Depay, ka shfaqur interes ekipi italian i Milan. Me veprimin e fundit të Depay, pritet që spekulimet për një largim të mundshëm të rriten. Presidenti i ekipit francez, Genesio ka deklaruar se 24-vjeçari do të gjobitet për shkelje të rregullave të ekipit.

“Unë jam i kënaqur që ripashë lojtarët e ekipit. Është e vërtetë që mungon një lojtarë. Bëhet fjalë për Memphis. Kemi vendosur ta gjobisim financiarisht kur të kthehet. Ne i kishim dhënë 5 javë pushim, asnjë ditë më shumë. ”deklaroi Genesio gjatë konferencës për shtyp.

Mbetet për t’u parë sesi do të jetë rrjedha e kësaj historie. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.