Odion Ighalon nuk e pranojnë në stërvitjet te Manchester United, shkaku i frikës nga coronavirusi

13 Shkurt 2020

Odoion Ighalo nuk është lejuar të stërvitet me pjesën tjetër të lojtarëve të Manchester United, shkaku i frikës nga coronavirusi.

Sulmuesi që është në huazim nga Shangahi Shenhua te Djajtë e Kuq deri në fund të këtij sezoni, është duke punuar me një trajner personal në një vend të veçantë në Manchester.

Ighalos i është bërë e ditur se duhet të stërvitet ndaras nga pjesa tjetër e skuadrës, shkaku i virusit që ka kapluar Kinën, por jo vetëm.

Lojtari nuk ka fluturuar për në Spanjë, atje ku skuadra po i zhvillon stërvitjet, derisa do të qëndrojnë për 14 ditë në një zonë pothuajse që izoluar.

Lexo po ashtu: Ighalo arrin në Mançester dhe deklarohet si lojtar i Unitedit: Është ëndërr e bërë realitet

Daily Mirror raporton se klubi anglez ka vendosur që sulmuesi të stërvitet i vetmuar, derisa të bëhet e ditur se ai nuk është i infektuar me virusin që ka marrë jetën e 1,100 personave deri më tani në Kinë.

30-vjeçari dyshohet se mund të jetë i prekur nga coronavirusi, por ende nuk ka një raport zyrtar mjekësor në lidhje me këtë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com