Oferta 120 000 £ në ditë, a refuzon dot Zidane?

Katari po përgatitet t’i bëjë Zinedine Zidane një ofertë të parezistueshme të cilën vështirë se francezi do të mund ta refuzojë. Vendi i vogël në Gjirin Persik planifikon t’i ofrojë atij 176 milionë paund për të drejtuar skuadrën kombëtare në një epokë të re që do të përmbyllet me pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2022 e cila zhvillohet pikërisht në Katar.

Sipas medieve të ndryshme europiane francezi fillimisht kishte menduar të merrte një vit pushim, siç bënë Pep Guadiola dhe Luis Enrique kur u larguan nga Barcelona. Por është e vështirë të mendosh se ai do t’I thotë jo mundësisë që për katër vjet të shtojë në llogaritë e tij plot 176 milionë paund, ose 44 milionë në vit, ose 120 000 në ditë! Shifra të çmendura që vetëm një vend me rezerva nafte (dhe të mëdha) mund t’i përballojë.

45-vjeçari mori vëmendjen e të githë botës së futbollit kur lajmëroi largimin nga Real Madrid ditën e djeshme, por menjëherë emri i tij u lidh me stolin e Chelsea-t dhe Juventus, por edhe të Kombëtares së Francës. Por Katari shpreson të bëjë bujë në Botërorin e ardhshëm, që organizon vetë, duke marrë në drejtim një emër të madh, duke qenë se lojtarët janë të një niveli nën mesatar.

Në Botërorin 2022 do të jetë hera e parë prej vitit 1934 që vendi organizator do të jetë edhe debutues dhe me shumë mundësi nuk do të mund të fitojë as edhe një pikë, me një skuadër që renditet në vend të 101-të në FIFA. Kështu që organizatorët duan të kenë një figurë të nivelit të lartë për të fshehur sadopak mungesën e shkëlqimit./EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan