Ofertë 65 milionë euro për Malcom nga Kina, Barcelona mendon shitjen e tij

17 Dhjetor 2018

Barcelona po mendon për shitjen e Malcomit përpara, pas një oferte prej 65 milionë eurosh nga Kina.

Talenti brazilian erdhi gjatë verës te Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar, pas një ‘rrëmbimi’ që katalunasit i bën Romës.

Megjithatë, 21-vjeçari ka luftuar për të gjetur kohë loje që prej ardhjes së tij prej 41 milionë euro nga Bordeaux në këtë verë.

Lexo po ashtu: Malcom flet për ‘tradhtinë’ që ia bëri Romës: Isha i lumtur që po i bashkohesha, por në fund vendosa ta realizoj ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur me Barcelonën

Kjo pasi, Malcom është paraqitur për Barcelonës vetëm 296 minuta në të gjitha garat.

Lojtari thuhet se dëshiron më shumë minuta në ekipin e parë dhe kjo mund të shtyjë drejt një largimi të tij.

Sipas mediumit spanjoll Diario AS, Malcom kërkohet në Lindjen e Largët, apo më saktë në Kinë.

Lexo po ashtu: Guangzhou Evergrande plot ambicie, synon transferimin e Malcomit  

Skuadra nuk bëhet e ditur, por mendohet se është Guangzhou Evergande që ka ofruar plot 65 milionë euro për të, ndërsa lojtar do të fitonte një pagë të madhe për dallim me marrëveshjen e tij të tanishme.

Gjigantët katalunas janë të prirur ta lënë të lirë lojtari, teksa gjithashtu kanë përpunuar një shitje prej 50 milionë eurosh të një lojtari tjetër brazilian në Kinë, pasi Paulinho u bashkua me Guangzhou Evergrande. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan