Olimpiada, në tribunë shfaqen Donald Trump dhe Kim Young-un

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
9 Shkurt 2018 18:42

Është zhvilluar sot ceremonia e hapjes së Lojërave të 23-ta Olimpike Dimërore 2018, të njohura zyrtarisht si Lojërat XXIII Olimpike Dimërore, që zhvillohen në Pyeongchang të Koresë së Jugut për 17 ditë, nga 9 deri më 25 shkurt 2018, që do të mbahen mend si Olimpiada e paqes, për shkak të rikthimit të Koresë së Veriut në një event të tillë dhe parakalimit bashkë me atë të Jugut , dhe është një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare shumësportëshe të rangut botëror. Në Pyeongchang të Koresë së Jugut, vendi ku do të zhvillohen garat e kësaj olimpiade marrin pjesë 91 shtete me mbi 3 mijë atletë, të cilët do të konkurrojnë në 102 gara.

Ceremonia ka nisur me një program të shkurtër artistik ku binin sy simbolet kryesore të Koresë tigri i bardhë, dragoi blu dhe bretkosa e zezë. E vecanta e kësaj olimpiade është se bashkoi të dy Koretë nën një flamur.

Në ceremoninë që simbolizonte armëpushimin, të paktën olimpik, midis dy Koreve, në tribuna ka vënd gjithashtu për momente gazmore. Bëhet fjalë për sozinë e Presidentit Trump, që karakterizohej nga kravata e kuqe dhe për sozinë e presidentit të Koresë së Veriut Kim Yong-un: Të dy komedianët dukeshin të lumtur, ndërsa bënin shaka dhe përqafoheshin me njëri-tjetrin si dy miq të vjetër. Duke paraqitur në këtë mënyrë frymën e vërtetë olimpike.

 

PyeongChang 2018/ Goggia bën krenare Italinë, Vonn përlotet

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Shkurt 2018 11:35

Lindsey Vonn kalon finishin, shikon tabelën e cila shfaq +49 të qindtat dhe ajo tregon për nga Sofia Goggia si për të thënë: Prapë ti?

Mike dhe rivale, dy protagonistet e skive në botë luftojnë ashpër prej dy vitesh. Italiania mori medalje të artë, kurse amerikania të bronztë.

Medalja e argjendtë u fitua nga norvegjezja Ragnhild Mowinckel, që ishte 0.09 sekonda pas Goggia-s.

“Bëra një sfidë të madhe, por Sofia u paraqit disi më mirë se sa mua. Besoj se ishte e pakapshme”, ishin fjalët e para të Vonn. 

Amerikania u shfaq mjaft emocionale dhe nuk i kurseu lotët pas përfundimit  të garës.

“Nuk kam asnjë pishman. Jam e lumtur për suksesin. Ishte e vështirë që të mendoja që kjo ndoshta mund të ishte zbritja ime e fundit olimpike nga tatëpjeta. U përpoqa ta mbaj emocionet, jam shumë krenare për paraqitjen që bëra”, u shpreh sportistja amerikane.

Kurse italiania u shfaq shumë lumtur për këtë arritje. “Unë fitoren ia dedikoj vetes, atdheut dhe njerëzit që më duan pavarësisht nëse fitoj apo jo në Olimpiadë, dhe në fund falënderoj ata që besuan te një fëmijë që 6 vjeçe ëndërronte që të fitonte Olimpiada-t në dëborën e Foppolo-s”, tha Goggia.

Tenistja amerikane rrëfen momentin si e shpëtuan mjekët nga vdekja

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Shkurt 2018 11:28
Serena Williams tregon tmerrin që kaloi pas shtatzënisë

Serena Willimas ka shkruar një letër për momentin e vështirë që ka kaluar pas lindjes së vajzës së saj, Olimpia. Tenistja ia ka besuar publikimin e kësaj letre CNN. Në rreshtat e shkruara ajo tregon se sa të vështirë e kishte pasur muajt e parë të ardhjes në jetë të vogëlushes së saj.

“Unë pothuajse vdiqa pas lindjes së vajzës sime, Olimpia. Por, e konsideroj veten me fat. Pas një shtatzënie të lehtë, pasi vajza ime ka lindur me operacion cezarian, i cili fatmirësisht shkoi shumë mirë. Kur mora Olimpia-n në krahët e mi, ishte momenti më i mahnitshëm që mund të kem ndjerë ndonjëherë në jetën time. Por, më pas kalova gjashtë ditë të pasigurta, tejet të vështira. Mjekët gjetën gjak të mpiksur në barkun tim, kështu duhej të operohesha përsëri për t’a parandaluar mpiksjen pasi mund të dëmtonte mushkëritë e mia”- shkruan Serena. Ndërsa më tej ka falënderuar mjekët të cilës falë profesionalizmit kanë bërë të mundur shërimin e saj.

“Po të mos ishte për ta, nuk do të isha sot këtu”- thotë tenistja amerikane. /EDS/

Pyeongchang 2018/ Një tjetër rënie horror, thyhet Delbosco

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Shkurt 2018 10:40

Në Lojërat Olimpike Dimërore vazhdojnë që të ndodhin aksidente të rrezikshme për sportistët. I fundit që e pësoi është kanadezi Christopher Delbosco i cili frikësoi së tepërmit pranishmit, por edhe stafin e tij.

Sportisti i cili garoi në disiplinën e skicross ra keq pas një hedhjeje dhe përfundoi me shpinë në dëborë. Për fat të mirë, ai nuk e humbi vetëdijen ndërsa priti ndihmën e shpejtë.

Mjekët e shtrinë atë në barelë dhe e tërhoqën me motor dëbore, duke e dërguar në spital. Pas kontrolleve të kryera, rezultoi se Delbosvo kishte pësuar një thyerje të legenit.

MotoGP/ Rossi kërkon titullin e dhjetë, por ka përherë një kundërshtar

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
20 Shkurt 2018 22:18
Ja kush e pengon Doktorin

Mes Valentino Rossi-t dhe titullit të tij të dhjetë si kampion bote qëndron përherë një kundërshtar si Marc Marquez: “Është mbresëlënëse ajo që ai bën, edhe sepse nuk bie më...”. Kështi ka deklaruar “Doktori” në numrin special të “Riders Magazine”.

“Ai e shpëtoi veten aq shumë herë vitin e kaluar sa që nuk mund të jetë më një rast. Para së gjithash, sipas mendimit tim ai ka punuar për të përmirësuar këtë teknikë. Stili i drejtimit e ndihmon atë. Unë nuk e di nëse është e natyrshme ose ka punuar në të. Sipas mendimit tim nuk është elektronika, por motori”, përfundoi Rossi. /EDS/