REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Ish-numri 1 i botës në tenis, Andi Murray

Operohet Murray: Kthehem më i fortë se më parë

8 Janar 2018 21:45

Ish-numri 1 i botës në tenis, Andy Murray ka dhënë një deklaratë se është operuar në Australi dhe shpreson që të kthehet në fushë për të nisur sezonin për t’u bërë gati për ndeshjet e verës.

“Sot kam kryer një ndërhyrje kirurgjikale në krahun e djathtë në St.Vincent Hospital në Melbourne”, ka shkruar tenisti skocez në faqen e tij në “facebook”.

“Dëshiroj të falënderoj doktorin John O’Donnell dhe të gjithë personelin që më ka mbikëqyrur. Nuk është koha që të kthehem në tenis”, ka vijuar Murray. “Falënderoj të gjithë për mbështetjen në ditët e fundit. Do rikthehem”, janë fjalët e tij.

“Ju siguroj që nuk dua të sforcohem për asgjë, kthehem të luaj vetëm kur të jem gati. Do t’ia dal të luaj edhe po të jem me 95% të potencialit tim, besoj se do të jetë e mjaftueshme për të arritur shumë shpejtë nivelin e lartë”.

Ish-numri një i botës ndaloi aktivizimin pas eliminimit nga çerekfinalet e Wimbledon për shkak të problemit të krahut të djathtë dhe kështu që rrëshqiti në vendin e 19 në renditjen botërore. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Tenisti spanjoll i pafat në Australian Open

Trishtim në sytë e Nadal: Ju rrëfej dëmtimin

23 Janar 2018 17:11

Duke çaluar u ngjit në tavolinën e konferencës për shtyp. Rafael Nadal u tërhoq nga Australian Open në ndeshjen kundër Marin Çiliç, pasi pësoi tërheqje muskulore. Me një gjest të trishtuar në fytyrë, spanjolli sqaroi shqetësimin, por jo dëmtimin e tij të saktë.

“Kam dhimbje në pjesën e sipërme të muskulit kuadriceps të këmbës së djathtë, por nuk e di saktësisht se çfarë është, nesër pasdite do të bëj disa teste këtu në Melburn. Sa më shpejt që do ta shohim, aq më shpejt do të dimë se çfarë duhet të bëjmë”.

“Jam i trishtuar sepse e pashë veten me mundësitë për të fituar këtu, por unë kam pasur shumë gjëra të mira dhe megjithëse kam pasur dëmtime më shumë se kushdo tjetër, kam fituar më shumë se pothuajse të gjithë, jam i kënaqur dhe mirënjohës për jetën, por koha është e komplikuar”. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Në gjysmëfinale kalon edhe Edmund

Nadal tërhiqet nga “Australian Open”, kalon kroati Cilic

23 Janar 2018 14:10

Rafael Nadal u detyrua që të tërhiqet nga “Australian Open” dhe në gjysmëfinale u kualifikua rivali i tij Marin Cilic. Spanjolli pësoi një dëmtim muskulor në setin e katërt. Ai kryesonte 2-1 me sete, dhe pasi përjetoi problemet e para kërkoi ndihmën e mjekëve.

Nadal e mbylli setin e katërt, të cilin e humbi 6-2. Më pas në të pestin vendosi të tërhiqej, pasi e pati të pamundur fizikisht.

Tani kroati do të përballet në këtë fazë të Grand Slam-it me britanikun Kyle Edmund. Takimi midis të dyve zgjati për 3 orë e 47 minuta 3-6 6-3 6-7 (5) 6-2 2-0.

Ndërkohë Kyle Edmund siguroi vendin si një nga katërt më të mirët e kompeticionit pasi mundi numrin 3 të renditjes botërore, Grigor Dimitrov ditën e sotme. Britaniku e fitoi lojën 6-4, 3-6, 6-3, 6-4 dhe kjo do t’i sigurojë një përfitim financiar prej 509 mijë paundësh në javë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Rumunia eliminon japonezen Osaka

“Australian Open”/ Halep kalon në çerekfinale pa problem

22 Janar 2018 14:05

Vazhdon marshimi i numrit 1 të botës Simona Halep. Rumunia është në një formë të mrekullueshme dhe e pati të lehtë që të fitonte sfidën e radhës kundër Naomi Osaka-s.

Halep fitoi të dyja setet radhazi me rezultatin 6-3, 6-2 në një takim që zgjati më pak se një orë në Melbourne. Interesant është fakti se rumunia kurrë nuk ka shkuar më shumë se çerekfinalet në turneun e “Australian Open”.

Ndërsa Angelique Kerber pati nevojë për tri sete dhe 2 orë lojë që të mposhtte taivanezen Su-Wei-Hsieh. Pasi humbi setin e parë 6-4, gjermania fitoi të dytin 7-5 dhe e mbylli me të tretin 6-2.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Shokohet serbi nga koreani

Djokovic jashtë “Australian Open”, e eliminon Chung

22 Janar 2018 13:31

Ish numri 1 i botës në tenis, Novak Djokovic u shokua nga koreani Hyeon Chung, i cili e eliminoi nga turneu i “Australian Open”.

Koreani fitoi tri sete radhazi duke tronditur serbin me rezultatin 7-6 7-5 7-6, i cili u pa sërish në fushë duke vuajtur nga problemet në bërryl.

Chung është i 58 në renditjen botërore, ndërkohë që Djokovic qëndronte në vend të 14-të.

Serbi kundër kishte një rival ku përgatitja atletike, shkathtësia i pasqyronte veten, e pavarësisht përpjekjes, nuk ia doli dot.

Në rrugëtimin e tij, Djokovic mundi Donald Young, Gael Monfils dhe Albert Ramos-Vinolas, të tre me nga tri sete radhazi.

Por Chung dominoi dy setet e para dhe pavarësisht se Djokovic u përpoq shumë, në të tretin, nuk ia doli dot.

Rivali i radhës i 21 vjeçarit në çerekfinale do të jetë befasia tjetër e “Australian Open”, Tennys Sandgren.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment