Origi e Moura, sa shumë të përbashkëta mes tyre: Numri në fanellë, kampionatet, golat e shumë të tjera

10 Maj 2019

Divock Origi dhe Lucas Moura kanë qenë emrat më të përfolur në këto ditët e fundit, për shkak se ishin këta dy futbollistë që i dhanë kualifikimin skuadrave të tyre për në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Belgu i Liverpoolit shënoi dy herë, ndërsa braziliani i Tottenhamit tri herë.

Si sulmuesi belg, ashtu dhe ai brazilian, nuk janë lojtarë kyç për trajnerët e tyre, pasi në të shumtën e rasteve janë rezervist.

Ata kanë treguan se kur iu jepet mundësia, janë aty dhe mund të shndërrohen edhe në lojtarët kryesorë.

Origi dhe Moura kanë disa të përbashkëta shumë interesante: të dy mbajnë në fanellë numrin 27.

Të dy kanë luajtur në të kaluarnë në kampionatin francez, njëri me Lillen, tjetri me PSG-në.

Si Origi, ashtu dhe Moura, nuk shënuan asnjë gol në Ligën Premier sezonin e shkuar (2017/18).

Në sezonin 2014-15, Moura dhe Origi janë përplasur kundër njëri-tjetrit në Francë, kur të dy ishin në një moshë shumë të re (21 dhe 19 vjeç).

Pikërisht në atë sezon, të dy futbollistët shënuan nga shtatë gola në Ligue 1.

Dyshja tani janë finalistë të Ligës së Kampionëve dhe po të mos ishin ata, skuadrat e tyre do ta ndiqnin nga shtëpi finalen e Madridit.

Befasitë nga ta ndoshta nuk kanë përfunduar. Shihemi me 1 qershor, kur zhvillohet finalja, pse me ndonjë magji të këtyre dyve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan