Osmani flet për të ardhmen dhe momentin më pikant

Mbrojtësi korçar Tefik Osmani thotë se ky është titulli më i bukur i fituar në karrierën e tij me Skënderbeun, teksa siguroi se nuk do të largohet nga bardhekuqtë. Osmani, i cili në këtë sezon u adoptua edhe si mesfushor tregoi për ndeshjen më emocionuese.

Titulli i 3-të në 4 vite. A është ky titulli më i bukur?

Mendoj që është ky më i bukuri pasi kemi fituar edhe atë që na ka dhënë KAS-i. Bëhen 2. Ky është vërtet i bukur.

Kush ka qenë momenti më pikant që të vjen direkt në mendje?

Të them të drejtën momenti më i mirë ka qenë ndeshja me Dinamon e Zagrebit dhe kur kemi siguruar kampionatin. Pas humbjes me Kukësin këtu, jemi vënë dashje pa dashje në presion. Ndeshja në Lushnjë  ka qenë ndryshe nga ndeshjet e tjera pasi vajti rezultati 2-0. Kam qenë lartë bë trubunë dhe kanë qenë të tjera emocione.

Po nga ana personale cila ka qenë ndeshja më e mirë e juaja?

Të them të drejtën nuk kam luajtur shumë në mbrojtje. Kam luajtur më shumë si mesfushor. Do vlerësoja ndeshjen me Dinamon e Zagrebit atje. Në kampionat kam qenë 70 % në të gjitha ndeshjes. Nuk kam qenë edhe shumë shumë mirë.

Ku e shikon veten në sezonin e ardhshëm?

Unë në çdo ekip që kam thënë, nuk është se jam larguar ndonjëherë. Presidentët nuk kanë dashur që Osmani të jetë në organikën e skuadrës. Kam vendosur që të gjejë ekip tjetër. Në çdo ekip që kam qenë më kanë larguar nuk jam larguar asnjëherë vetë. /EDS/

***********************************
Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan