Osmani thumbon Sinematin dhe e konsideron presidentin Takaj si ‘ters’

Tefik Osmani ishte i ftuar në emisionin “Proçesi Sportiv” në “Top Channel”, ku foli për fitoren me Partizanin në minutat shtesë dhe gjithçka ka ndodhur në javët e fundit në kampin bardhekuq. Korçari zbuloi edhe një detaj interesat, se përse ka munguar presidenti Ardjan Takaj në javët e fundit. “Ne nuk e duam më presidentin Takaj nëpër stadiume, nuk e kemi marrë më, pasi e kemi si ters. Vjen vetëm zv/presidenti Arlindi dhe Shehin e kemi në pankinë. Edhe profesor Daja është pak në vështirësi, pasi ka frikë mos e lëmë edhe atë si presidentin, pa e marrë me vete në stadium (qesh). Ne jemi aq të sigurt me këto pikë që kemi, për kampionatin, sa nuk ka ekip tjetër”, tha ai.

Më pas Osmani debatoi me gazetarin Gëzim Sinemati, i cili pak ditë më parë deklaroi se Skënderbeu kishte bërë marrëveshjen me Flamurtarin.

Osmani: Emisionin duhet ta nisnim me Kupën e Shqipërisë, sepse po rrini qetë. Duhet të flasë Gëzimi, të kërkojë falje për atë që ka thënë.

Sinemati: Osmani më tha edhe para emisionit. Siç kisha shkruar unë që Skënderbeu puthet me Vlorën, e pe se çfarë i bëmë? Unë e ndjej veten gabim sepse nuk e gjeta ndeshjen, mund të jetë edhe ndonjë pazar i prishur. Por dua të them që është dënuar me gjithë këto vite, si nuk doli dikush të kërkojë falje publike për Skënderbeun. Keni hapur një opinion se Partizani nuk ju do, se ju ka spiunuar në UEFA, ka gazetarë që nuk ju duan se jeni zbukuruar shumë. Pse i gënjeni njerëzit kështu? Nuk thoni një fjalë kundër Dukës. Pse thua që nuk ju duan në Shqipëri?

Osmani: A e the ti i pari që kemi bërë marrëveshje me Vlorën?

Sinemati: Kupa është vendi më i përshtatshëm për të bërë marrëveshje, dhe këto marrëveshje kanë qenë nëpër këmbë.

Osmani: Për ne flitet çdo ndeshje lart e poshtë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan