Ottmar Hitzfeld, i vetmi që i del në mbrojtje Kovacit: Trajneri i duhur për Bayern

Ottmar Hitzfeld, i vetmi që i del në mbrojtje Kovacit: Trajneri i duhur për Bayern

Ish-trajneri i Bayern Munich, Ottmar Hitzfeld, ka thënë për “Goal” dhe “SPOX” se do të ishte marrëzi nëse shkarkohet Niko Kovac, pasi sezoni është akoma i gjatë. Kampionët gjermanë në fuqi kanë regjistruar një fillim të pazakontë në mbrojtje të kurorës së tyre, ku mesa duket supremacisë së tyre mund ti vijë fundi pas 7 vitesh. Bayern ndodhet në vendin e pestë në renditje, shtatë pikë prapa kreut të Bundesligës, që mbahet nga Borusia Dortmund, ku kanë pësuar 3 humbje në 11 ndeshje.

Në Gjermani ka presion për një skuadër të plakur dhe një trajner të dorëzuar, por Hitzfeld beson se është shumë herët për të dalë në përfundime dhe beson se një festë tjetër do të organizohet në “Allianz Arena”, më 2019: “Para së gjithash, është jashtëzakonisht e rëndësishme për Bundesligën, që rivaliteti, më në fund, duket edhe për kreun. Para të gjithave, kjo është ajo, që dëshironim. Tani Dortmundi është përsëri përpara, në krye, sepse ka luajtur me të vërtetë mirë. Pyetja është se si do të vijojë gara. Unë ende besoj se Bayern Munich do të jetë kampion i Gjermanisë në fund të kampionatit. Sezoni është i gjatë dhe Bayern Munich kurrë nuk duhet të nënvlerësohet”.

Dyshimet në Mynih kanë shkuar deri në atë pikë, sa vihen në pikëpyetje aftësitë e trajnerit Kovac për të ofruar rezultatet që priten, por kroati shihet nga Hitzfeld si njeriu i duhur për këtë punë: “Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, gjithmonë duhet të jetoni me kritika te Bayern Munich. Futbollistët duhet të rriten. Unë kam mendim shumë të mirë për Niko Kovac. Ai është një lider dhe ka personalitet. Për këtë arsye, ai është trajneri i duhur për Bayern Munich. Por, sigurisht, ka nevojë për cilësi përreth, për të marrë maksimumin nga lojtarët e tij. Dhe kjo mungon aktualisht në skuadër. Tani të gjithë e dinë që klubi duhet të bëjë diçka me transferimet në merkato dhe rinovimin e grupit. Presidenti e ka thënë kaq qartë këtë gjë”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.