Owen, nga Topi i Artë në makth: ”E urreja futbollin”

Një karrierë e shënuar nga dëmtimet. Janë të paktë ata si Michael Owen, që arritën majat e futbollit në një kohë kaq të shkurtër, por rënia ishte aq e shpejtë sa ngjitja. Është shumë, shumë e dhimbshme. Në një intervistë për BT Sports, fituesi i Topit të Artë në vitin 2001, ka treguar se si një seri lëndimesh i dhanë fund një karriere që premtonte shumë më tepër. Goli ndaj Argjentinës në France 1998, lojtari më i mirë në Evropë dhe transferimi te Real. Dhe pastaj? Dështimi në Bernabeu është vetëm fillimi i makthit për Owen.

‘’Kur u dëmtova për herë të parë, mora fund. Me të vërtetë. Ndryshova mënyrën time të lojës, nga dikush që vraponte dhe shënonte gola si ai ndaj Argjentinës, duke dribluar lojtarët, isha i shpejtë, vrapoja në hapësira, shënoja. Ky isha unë. Por në gjashtë apo shtatë vitet e fundit të karrierës sime jam transformuar. Isha i tmerruar nga mundësia e dëmtimit. ” Një frikë që mund të ndryshojë karrierën përgjithmonë. “Dhe gjëja më e keqe është se instinktet e mia më thonin të bëja si zakonisht. Unë kam lindur për të qenë një futbollist.

Mendime që kanë ndikuar te Owen dhe që kanë bërë të përjetojë një makth. “Kam humbur gjithçka. Dhe për ato gjashtë apo shtatë vjet kam urryer futbollin. Mezi prisja të tërhiqesha, sepse nuk isha unë, ai në fushë. Dhe gjëja më e keqe ishte, se ndodhesha në një periudhë që nuk isha në gjendje as të sulmoja. ” Një rrëfim i hidhur, që ka zbuluar fundin e trishtë të karrierës së një futbollisti që në fillim të mijëvjeçarit të ri dukej se kishte gjithçka për të qenë pasues i Ronaldo-s. Por, pavarësisht nga trishtimi, dikush nuk e ka pëlqyer këtë rrëfim. Alan Shearer, i cili ka stërvitur ish-shokun e tij të kombëtares në sezonin e tij të fundit në Newcastle, që kulmoi me rënien nga kategoria: “Nuk mendoj se lojtarët, stafi dhe tifozët e Newcastle, do të duan ta falënderojnë për këto fjalë”. Kritikë e kuptueshme, por ndoshta e pavend? /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan