Owen: Nuk bëhesh sulmues i mirë me Mourinho-n

Një nga ish sulmuesit më të mirë të Anglisë Michael Owen analizon kalimin e Alexis Sanchez te Manchester United. Për anglezin, kiliani gaboi që u bashkua me “Djajtë e kuq”. Sipas tij, pavarësisht se një trajner si Jose Mourinho duhet vlerësuar për arritjet, prapë me Pep Guardiola-n, ai do të ishte më prodhimtar

“Alexis Sanchez nuk është një mercenar. Por nëse unë do të doja që të isha një sulmues më i mirë, nuk do të shkoja në një ekip ku trajner është Mourinho. Ai bëri gabim. Edhe pse ka lojtarë me tipare sulmuese shumë të mira, prapë United bën një futboll të kujdesshëm.

Kjo do t’i kërkohet edhe Sancehz-it, që të jetë më i zbutur në sulm. Sezonin e kaluar, ‘Djajtë e kuq’ shënuan 54 gola, më pak se sa Bornemouth. Kurse Pep e ndryshoi futbollin në 2008. Ai luan një futboll sulmues, ka rritur pritshmëritë e fansave”, analizoi Owen.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan