Oxlade-Chamberlain ia dedikon triumfin edhe ish-klubit të tij, Arsenal

02 Qershor 2019

Alex Oxlade-Chamberlain ua ka dedikuar në njëfarë formë triumfin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve edhe tifozëve të Arsenalit.

Mesfushori anglez nuk luajti në finalen që The Reds e fituan 2-0 ndaj Tottenham Hotspurit, me golat e Mohamed Salahut dhe Divock Origit, pasi nuk ka shumë ditë që është rikthyer nga lëndimi që e la jashtë për një sezon.

Ai kishte pësuar lëndim në gju në sezonin e kaluar, duke mos arritur të rikuperohet deri në fund të këtij sezoni që lamë pas.

Love this @Alex_OxChambo #Gooner pic.twitter.com/wH9tUh6fem

— AFCAMDEN (@AFCAMDEN) June 2, 2019

Mesfushori anglez u transferua te Liverpoolit para dy sezonesh pĂ«r shumĂ«n e 40 milionĂ« eurove, ndĂ«rsa Ă«shtĂ« shprehur tejet i lumtur qĂ« e ka fituar LigĂ«n e KampionĂ«ve, por edhe qĂ« nuk i la Spursat – rivalĂ«t e qytetit tĂ« Arsenalit – qĂ« ta fitojnĂ« trofeun.

“Si njĂ« ish-topçinj e dimĂ« se sa e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« kjo gjĂ« pĂ«r Arsenalin”, ka thĂ«nĂ« Oxlade-Chamberlain, duke bĂ«rĂ« me dije se Tottenhami nuk duhej ta fitonte LigĂ«n e KampionĂ«ve, pasi as Arsenali deri mĂ« tani nuk e ka fituar.

Lexo po ashtu: Festa e Liverpoolit në rrugët e Anglisë pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Topçinjtë kishin shansin që ta fitonin në këtë sezon Ligën e Evropës, por në finalen që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit, u mposhtën në mënyrë të turpshme nga Chelsea 4-1. /Telegrafi/

www.telegrafi.com