Ozil drejt transferimit te gjiganti turk Fenerbahce

07 Korrik 2019

Mesut Ozil është duke i numëruar ditët si futbollist i Arsenalit.

Mesfushori turko-gjerman është drejt transferimit në elitën e futbollit turk.

Mediat turke kanë raportuar se gjiganti nga Stambolli, Fenerbahce po këmbëngul për transferimin e Ozil.

Trt Sport ka raportuar se presidenti i Fenerit, Ali Koc ka pasur tanimë disa takime me mesfushorin e Arsenalit.

Mesut Ozil. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Gjithnjë sipas këtij televizioni turk gjasat që Ozil të transferohet në Superligën e Turqisë janë rritur ndjeshëm.

Problemi i vetëm qëndron tek paga e lartë e lojtarit që aktualisht në Arsenal fiton 350 mijë euro në javë.

Fenerbahce është favorite për transferimin e Ozilit, por të interesuara për të mbetën edhe Galatasaray e Besiktas. /Telegrafi/

www.telegrafi.com