P.League thërret Strakoshën, në ishull të dashuruar me shqiptarin

11 Qershor 2019

Tomas Strakosha po përjeton një moment fantastik në karrierën e tij, një lider absolut te Lazio, një titullar fiks dhe një nga portierët më të mirë në Serie A. Prej kohësh Strakosha është vënë në shënjestër nga Tottenham por “gjelat” me sa duket nuk janë skuadra e vetme në Premier League e interesuar për shërbimet e gardianit kuqezi.

Strakosha

Sipas “Repubblica”, në garë për Strakoshën është futur dhe Arsenal, një tjetër big i futbollit britanik. “Topçinjtë” janë vënë në kërkim për të gjetur një portier pas lamtumirës së Peter Cech. 24 vjeç, 1,93 cm, reflekse fantastike dhe mbi të gjitha i aftë të luaj shumë mirë me këmbë, Strakosha është një portier i gjeneratës së re, një investim i sigurt për çdo ekip.

Strakosha 1280×720

Gjithnjë sipas “Repubblica” për Strakoshën parashikohet një derbi londinez pasi dhe Tottenham prej kohësh është vënë në ndjekje të tij. As finalistët e Champions League nuk kanë ndërmend të vazhdojnë për shumë kohë me Hugo Lloris në portë, Strakosha do të ishte pasuesi ideal i francezit. Në çdo rast Lazio është e qetë, Strakosha largohet nga kryeqyteti italian vetëm për një ofertë të parezistueshme.
(BalkanWeb)

www.balkanweb.com