Pa frike kundër Kukësit, Brdaric karikon Vllaznine: “Jemi super të motivuar, luajmë për fitore”

14 Janar 2021

Me statusin si kryesues dhe favorit, Vllaznia luan në transfertë kundër Kukësit, të premten në “Elbasan Arena”. Kjo është një sfidë ndryshe nga ajo e fazës së parë, ku Vllaznia u mposht me “poker” golash. Trajneri Brdaric vlerëson verilindorët, por që nga ajo ndeshje, ekipi i tij është rritur shumë, rezultatet pozitive radhazi kanë forcuar edhe më shumë grupin që në këtë sfidë futet në fushë për të fituar:

“Mungesat dhe situata në ekip – Përshëndetje! Jam shumë i lumtur që do të luajmë nesër në një fushë si Elbasan ndaj Kuëksit. Kemi lojtarë supermotivuar dhe jemi gati.E kuptova pyetjen, kemi lojtarë për nesër, nuk ankohemi. Gurishta nuk luan, as Ardit Hoxha, Dunga dhe Da Silva. Mendoj se kemi lojtarë që mund t’i zëvendësojnë këta futbollistë që të luajnë. Janë të përqëndruar dhe e kanë treguar në përgatitje ashtu siç ua kemi kërkuar. Mendoj se dotë jemi konkurues nesër.

Kukësi, skuadra për t’u mundur – Po, e kemi marrë shumë seriozisht. I dimë pikat e forta të Kukësit. Duhet të përballemi shumë mirë me ta. Të bëjmë maksimumin për të fituar dhe të marrim pikë ndaj tyre.

Situata e Kukësit, në favor të Vllaznisë – E di se si kanë luajtur më parë, por kjo s’ka rëndësi. Nesër është ndryshe. Është ndryshe nga ajo humbje me ta. Kemi mësuar shumë. Kemi marrë rezultate pozitive. Duhet të vazhdojmë përpara dhe të tregojmë përqëndrim maksimal. Të zbatojmë porositë për ndeshjen e nesërme.

Vllazni sulmuese ndaj Kukësit – Ne nuk luajmë me 11 portierë.

Cise, përshtypja – E dimë që nuk jemi në gjende të sjellim futbollistë me emër dhe të kushtueshëm si Tirana dhe ekipet e tjera. Duhet të jemi të përulur dhe për të ardhmen të punojmë fort. Të sjellim lojtarë të përshtatshëm për Vllazniënë. Cise është djalë i mirë, ka karakter të fortë. Ai ka nevojë për kohë. Duhet të shikojmë si do të përshtatet në ditët e ardhshme për të parë nëse është i përshtatshëm”, përfundoi trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan