Pa Hummels dhe 3 ndryshime, Gjermania kërkon ”ringjalljen”

Gjermania do të zbresë sot në fushë kundër Suedisë me një skuadër plot ndryshime në krahasim nga ndeshja e parë me Meksikën, të cilën e humbi 1-0. Trajneri Joachim Low ka qenë i detyruar të lërë jashtë Mats Hummels, për shkak të një dëmtimi, edhe pse vetë lojtari nuk është dorëzuar përfundimisht.

Por përveç qendërmbrojtësit të Bayern, ka edhe tre ndryshime të tjera në skuadër. Kështu ulet në stol Marvin Plattenhardt për t’i lënë vendin Jonas Hector në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Ilkay Gundogan zëvnedëson Sami Khediran në mesfushë përkrah Toni Kroos. Në sulm, Low duket se do të zgjedhë veteranin Mario Gomez në vend të të riut Timo Ëerner, pasi sulmuesi i Leipzig zhgënjeu kundër Meksikës

Kampionët e botës në fuqi luajnë në Botërorin e tyre të 19 dhe kanë arritur minimum çerekfinalet në 9 turnetë e fundit, ndërsa gjysmëfinalet në çdo Botëror që prej atij të vititr 2002. Thomas Muller i shpëton rotacionit të Loë dhe mbetet shënuesi më i mirë ende aktiv i skuadrës në Botëror, me 10 gola, por ende nuk e ka gjetur rrjetën këtë edicion.

Gjermania është mundur më parë nga Suedia në Botëror, në vitin e largët 1958. Për herë të fundit dy skuadrat janë takuar në kualifikueset e Kupës së Botës 2014, me 16 gola të realizuar në të dy ndeshjet nga të dy skuadrat.

Suedia mungonte në Botëror që prej vitit 2006 dhe arritjen më të madhe në këtë kompeticion e ka si finaliste në vitin 1958. Suedia i ka fituar ndeshjet e dyta në grup në tre Botërorët e fundit ku ka marrë pjesë, ndërsa Gjermania zakonisht has probleme në takimet e dyta, ku kanë regjistruar vetëm 1 fitore, 4 barazime dhe 1 humbje që prej edicionit të vitit 1994.

Dy skuadrat janë ndeshur 4 herë në Botëror, me 3 fitore për Gjermaninë dhe 1 për Suedinë, ndërsa në total në ndeshje zyrtare janë përballur 14 herë, me 8 fitore për Gjermaninë, 3 barazime dhe 1 fitore të Suedisë.

Lojtarët kyç

Marco Reus pritet ta nisë sërish nga stoli, por nëse futet në lojë mund të jetë vendimtar për gjermanët.

Kapiteni suedez Andreas Granqvist shënoi golin e fitores me penallti kundër Kroesë së Jugut dhe do të udhëheqë skadrën me përvojën e tij.

Shifra

Para ndeshjes me Meksikën, Gjermania ishte mundur për herë të fundit në takimin e parë në grup në vitin 1982. Atë vit arriti deri në finale.

Suedia ka humbur vetëm 2 nga 9 takimet e fundit, duke ruajtur portën të paprekur në 6 raste.

Gjermania nuk është mundur asnjëherë në 7 përballjet e fundit me Suedinë (ka 5 fitore dhe 2 barazime) por ka fituar vetëm 1 nga 7 takimet e fundit të zhvilluara, duke mbledhur edhe 3 barazime e 3 humbje.

Formacionet e mundshme

Gjermania: Neuer (c) – Kimmich, Boateng, Süle, Hector – Kroos, Gündogan – Müller, Özil, Draxler – Gomez.

Suedia: Olsen – Lustig, Granqvist (c), Lindelof, Augustinsson – Claesson, Larsson, Ekdal, Forsberg – Berg, Toivonen.

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan