Pa kaluar tri minuta, Feronikeli kalon në epërsi

25 Qershor 2019

Kampioni i Kosovës, Feronikeli, ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Lincoln Red Imps FC në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me një solo aksion, Mendurim Hoti e ka zhbllokuar rezultatin që në minutën e tretë me një gol të bukur.

Kjo përballje është e vlefshme për fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Skuadra fituese, pas tri ditësh do të jetë mysafir i FC Santa Coloma në ndeshjen finale parakualifikuese që dërgon në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Klubi nga Andorra e fitoi gjysmëfinalen e parë në Prishtinë duke fituar me rezultat 1-0 kundër Tre Penne Galazzano. /Telegrafi/

www.telegrafi.com