Pa klub për të ardhmen, por i rrethuar me femra topless

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
9 Gusht 2018 14:27

Kanë kaluar pothuajse 8 muaj nga hera e fundit që Marco Borriello ka zbritur për herë të fundit në fushë për një ndeshje zyrtare. Ishte data 23 dhjetor 2017 kur në minutën e 86 sulmuesi mori një vend në fushë për të zëvendësuar ato pak minuta Antenuçi-n që ishte lodhur në takimin që përfundoi 2-2 kundër Torino-s.

Por ai u dëmtua dhe gjithçka u komplikua, duke krijuar disa probleme që në fund u bënë një kalvar i gjatë vuajtjesh fizike dhe që sollën ndjeshmëri negative për klubin dhe tifozët, teksa në fund nuk u bë rinovimi i kontratës.

Por, e gjitha kjo duket se ka ikur nga mendja e sulmuesit napolitan, i cili sipas revistës së përjavshme “Chi” në vend që të kërkojë një skuadër, po shijon pushimet verore. Revista publikon në mënyrë ekskluzive e fotot e bomberit gjatë pushimeve verore. Borriello shfaqet i qeshur dhe në formë të shkëlqyer, ashtu si mikeshat e tij modele që e rrethojnë. Ndërkohë që i mungon një top-klub, të paktën për tani, Borriello duket se ka gjetur femrat top-less. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike