Pacquiao sqaron të vërtetën e ''divorcit" me trajnerin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Prill 2018 16:55
Boksieri filipinas ka një përgjigje për të gjithë

Manny Pacquiao ka hedhur poshtë zërat se ka marrë trajner të ri pasi shkëputi raportet me amerikanin Freddie Roach. Mentori i tij, javën e kaluar konfirmoi në rrjetet sociale përmes një statusi se marrëdhënia 15-vjeçare mes tyre kishte përfunduar.

“Do të gënjeja nëse nuk do të thosha se nuk jam i lënduar. Ai nuk më ka kontaktuar personalisht për vendimin që ka marrë por kemi kaluar kohë të mrekullueshme e të mëdha së bashku”

Nga ana tjetër boksieri shkroi në mediat sociale se të hënën do të merrte një vendim të rëndësishëm.

“Në kundërshtim me deklaratat që qarkullojnë në media, unë nuk e kam marrë ende vendimin përfundimtar se kush do të jetë trajneri im për ndeshjen e 14 korrikut ndaj Matthysse”- ka thënë kampioni filipinas. Më tej ai shtoi se këshilltari i tij Mike Koncz kishte biseduar me ish-trajnerin e tij Roach.

Pacquiao, ka një rekord prej 59 fitoresh, 38 prej tyre knockout (KO), shtatë humbje  dhe dy barazime.

“Kur t’a marr këtë vendim, Freddie do të jetë i pari person që do të informohet dhe më media”- deklaroi 39-vjeçari.

Roach ka qenë i pranishëm gjithmonë në rritjen e Pacquiaos si boksier profesionist. Ai e ka ndihmuar që të arrijë disa tituj botërorë. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike