Pacult zbërthen Shqipërinë dhe Gjicin, leksion klubeve për arbitrat

Peter Pacult nuk është një emër që në Shqipëri u dëgjua në momentin që erdhi te skuadra e Kukësit. Emri i tij ishte lakuar vite më parë për të marrë drejtimin e Shqipërisë, por nuk ndodhi diçka e tillë. Trajneri austriak ka nisur që në janar nga puna me Kukësin dhe pas katër ndeshjeve të para ka nisur ta njohë disi futbollin shqiptar dhe klubin ku punon.

Në një intervistë të dhënë në “Top Channel”, Pacult tregon se si erdhi te kampionët në fuqi, flet për karrierën e tij si futbollist dhe si trajner, por jo vetëm. Në “lupën” e tij kalon edhe presidenti Safet Gjici, çështja e arbitrave, krahasimi i futbollit tonë me atë austriak e gjerman dhe në fund edhe trafiku, që e habit Pacult.  

ZGJEDHJA E KUKËSIT
“Për krishtlindje mora një telefonat nga një miku im dhe më tha në isha i interesuar të vija në Shqipëri. Çështja u zgjidh për dy ditë dhe ja ku jam. Kam pasur edhe më parë kontakte për të qenë këtu, por këtë radhë u bashkuan shumë gjëra. Para disa vitesh isha kandidat dhe për Kombëtaren e Shqipërisë, por ashtu si rrodhën gjërat presidenti Duka bëri zgjedhjen e duhur”.

KARRIERA SI LOJTAR E TRAJNER
“Në karrierën time kam luajtur për shumë ekipe ashtu si dhe për kombëtaren e Austrisë . Kam bërë një karrierë të mirë. Idhulli im ka qenë Kurt Jara. Ka qenë pika ime e dobët, luante në krahun e majtë dhe më pëlqente shumë. Si futbollist pozicioni im i preferuar ka qenë 9-ta klasike, por në atë kohë luhej me një skemë ndryshe, 3-2-5, një skemë që sot nuk aplikohet më. Unë do ta doja një si Pacult në skuadrën time.  Si futbollist kam fituar dhe tituj kampion. Në vitin 1985 me skuadrën e Rapidit të Vjenës shkuam deri në finalen e Kupës së Kupave, ku rrugës eliminuam dhe Celtik-un, por aty na mundi Evertoni me rezultatin 3-1. Ka qenë një sezon shumë i mirë për mua. Do të veçoja dhe vitin e fundit te skuadra gjermane e Munich 1860, kur isha 35 vjeç, bëra një sezon të bukur. Arritëm të ngjiteshim nga kategoria e dytë në të parën. Si trajner më thonë që ngjaj pak me Ernst Hapel, por vetë nuk e mendoj këtë. Kam drejtuar shumë ekipe, por bota e trajnerëve ka ndryshuar tashmë, ndryshohen më shpesh. Në 2008 ishte maja si trajner, pasi dola kampion me skuadrën time të Rapidit”.

KËRKESAT E FUTBOLLIT SHQIPTAR
“Këtu në Shqipëri ka ndryshime me Gjermaninë dhe Austrinë, aty ku kam drejtuar unë. Edhe aty kërkohet sukses, por këtu kërkohet menjëherë. Të gjitha dëshirat kërkohen në realitet shpejt. Në futboll duhet pak kohë. Presidenti ynë është impulsiv, i kërkon rezultate, por duhet pak kohë dhe unë kam besim se do t’i bëjmë ato”.

ARBITRAT
“Të gjithë ata njerëz që i kundërshtojë apo i sulmojnë arbitrat duhet të bëhen një herë vetë arbitra. Unë mendoj se ata më shumë duhet të mbrohen sesa të kritikohen. Çdo trajner dhe çdo lojtar duhet të ketë më shumë respekt për gjyqtarët. Unë vetë nuk dua të përzihem me deklaratën e klubit, por është e vërtetë që arbitrat kanë gabuar disa herë, si në ndeshjen e fundit me Kamzën, por besoj se kanë qenë gabime njerëzore”.

ÇFARË E HABIT
“Në Europë po ece në vijat e bardha është diçka tjetër, ndërsa këtu duhet të bësh shumë kujdes, pasi shoh gjëra të çuditshme. Duhet të bësh shumë kujdes, pasi në trafik shoh gjëra që nuk i kisha parë ndonjëherë”.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan