Pacult zbërthen Shqipërinë dhe Gjicin, leksion klubeve për arbitrat

Ti mund ta lexosh kete ne 3 min.
13 Shkurt 2018 10:32
Intervista e austriakut

Peter Pacult nuk është një emër që në Shqipëri u dëgjua në momentin që erdhi te skuadra e Kukësit. Emri i tij ishte lakuar vite më parë për të marrë drejtimin e Shqipërisë, por nuk ndodhi diçka e tillë. Trajneri austriak ka nisur që në janar nga puna me Kukësin dhe pas katër ndeshjeve të para ka nisur ta njohë disi futbollin shqiptar dhe klubin ku punon.

Në një intervistë të dhënë në “Top Channel”, Pacult tregon se si erdhi te kampionët në fuqi, flet për karrierën e tij si futbollist dhe si trajner, por jo vetëm. Në “lupën” e tij kalon edhe presidenti Safet Gjici, çështja e arbitrave, krahasimi i futbollit tonë me atë austriak e gjerman dhe në fund edhe trafiku, që e habit Pacult.  

ZGJEDHJA E KUKËSIT
“Për krishtlindje mora një telefonat nga një miku im dhe më tha në isha i interesuar të vija në Shqipëri. Çështja u zgjidh për dy ditë dhe ja ku jam. Kam pasur edhe më parë kontakte për të qenë këtu, por këtë radhë u bashkuan shumë gjëra. Para disa vitesh isha kandidat dhe për Kombëtaren e Shqipërisë, por ashtu si rrodhën gjërat presidenti Duka bëri zgjedhjen e duhur”.

KARRIERA SI LOJTAR E TRAJNER
“Në karrierën time kam luajtur për shumë ekipe ashtu si dhe për kombëtaren e Austrisë . Kam bërë një karrierë të mirë. Idhulli im ka qenë Kurt Jara. Ka qenë pika ime e dobët, luante në krahun e majtë dhe më pëlqente shumë. Si futbollist pozicioni im i preferuar ka qenë 9-ta klasike, por në atë kohë luhej me një skemë ndryshe, 3-2-5, një skemë që sot nuk aplikohet më. Unë do ta doja një si Pacult në skuadrën time.  Si futbollist kam fituar dhe tituj kampion. Në vitin 1985 me skuadrën e Rapidit të Vjenës shkuam deri në finalen e Kupës së Kupave, ku rrugës eliminuam dhe Celtik-un, por aty na mundi Evertoni me rezultatin 3-1. Ka qenë një sezon shumë i mirë për mua. Do të veçoja dhe vitin e fundit te skuadra gjermane e Munich 1860, kur isha 35 vjeç, bëra një sezon të bukur. Arritëm të ngjiteshim nga kategoria e dytë në të parën. Si trajner më thonë që ngjaj pak me Ernst Hapel, por vetë nuk e mendoj këtë. Kam drejtuar shumë ekipe, por bota e trajnerëve ka ndryshuar tashmë, ndryshohen më shpesh. Në 2008 ishte maja si trajner, pasi dola kampion me skuadrën time të Rapidit”.

KËRKESAT E FUTBOLLIT SHQIPTAR
“Këtu në Shqipëri ka ndryshime me Gjermaninë dhe Austrinë, aty ku kam drejtuar unë. Edhe aty kërkohet sukses, por këtu kërkohet menjëherë. Të gjitha dëshirat kërkohen në realitet shpejt. Në futboll duhet pak kohë. Presidenti ynë është impulsiv, i kërkon rezultate, por duhet pak kohë dhe unë kam besim se do t’i bëjmë ato”.

ARBITRAT
“Të gjithë ata njerëz që i kundërshtojë apo i sulmojnë arbitrat duhet të bëhen një herë vetë arbitra. Unë mendoj se ata më shumë duhet të mbrohen sesa të kritikohen. Çdo trajner dhe çdo lojtar duhet të ketë më shumë respekt për gjyqtarët. Unë vetë nuk dua të përzihem me deklaratën e klubit, por është e vërtetë që arbitrat kanë gabuar disa herë, si në ndeshjen e fundit me Kamzën, por besoj se kanë qenë gabime njerëzore”.

ÇFARË E HABIT
“Në Europë po ece në vijat e bardha është diçka tjetër, ndërsa këtu duhet të bësh shumë kujdes, pasi shoh gjëra të çuditshme. Duhet të bësh shumë kujdes, pasi në trafik shoh gjëra që nuk i kisha parë ndonjëherë”.

Ky lajm për Hamsik do të tronditë napolitanët

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Maj 2018 12:01
Kapiteni ndihet i pasigurt te të kaltrit

Në sezonin e ardhshëm Napoli mund të jetë pa kapitenin Marek Hamsik. Mesfushori sllovak mund të nisë një aventurë të re në Kinë. Aty janë tri klube të cilat e kërkojnë dhe janë gati që të shpenzojnë shifra të larta për ta pasur atë. Bisedimet madje kanë nisur dhe te klubi i kaltër këtë gjë e dinë.

Lajmin e jep vetë i ati i futbollistit, Richard, i cili ka sjellë shqetësim të madh te tifozët napolitanë. Ata e konsiderojnë Hamsik si një element të rëndësishëm të ekipit dhe largimi i tij do të ishte një humbje e madhe.

“Ka tri klube që e duan Marek-un. Atij i kanë ofruar 10 milionë euro dhe interesimi është serioz. Jemi në bisedime. Me 60% mund të largohet. Kontrata me Napolin është edhe për tri vite të tjera. Gjithçka tani varet nga agjentët. Lojtari ka folur me presidentin De Laurentis për ta shitur”, deklaroi i ati për portalin sllovak Pravda. /EDS/

*************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Botërori 2018/ Anglia ia beson shiritin e kapitenit një 24-vjeçari

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Maj 2018 11:41
A është ky udhëheqësi i duhur?

Gareth Southgate pak ditë më parë publikoi listën e lojtarëve që do të udhëtojnë me të në Rusi për Botërorin 2018-të. Tekniku i "Tre Luanëve" ka zgjedhur edhe kapitenin që do të udhëheqë skuadrën në fushën e blertë në ndeshjet e Kupës së Botës. Kombëtarja angleze ka postuar në profilin e saj në "Facebook", foton e trajnerit së bashku me kapitenin, Harry Kane. Sulmuesi i Tottenham do të mbajë shiritin e kapitenit, pas legjendarit Ëayne Rooney, i cili është tërhequr nga përfaqësuesja vitin e kaluar.

“Harry ka disa cilësi personale shumë të mira. Ai është një profesionist i përpiktë dhe një nga gjërat më të rëndësishme për një kapiten është të vendose standardin çdo ditë. Ai ka besim dhe kjo është një cilësi shumë e mirë. Ai e njeh mirë ekipin, sigurisht që do të ketë nevojë për mbështetjen e udhëheqësve të tjerë përreth tij. Një ekip i mirë nuk bëhet vetëm me një kapiten, por me grupin. Por, unë mendoj se ai është gati t’a marrë përsipër këtë sfidë”- tha Southgate.

Kane ka zhvilluar 23 ndeshje me përfaqësuesen angleze, ku ka shënuar 12 gola. Anglia do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Tunizisë më 18 qershor, të dytën ndaj Panamasë më 24 dhe të tretën ndaj Belgjikës më 18.  /EDS/

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Hysaj drejt Anglisë. Arsenal, Manchester United apo Chelsea?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Maj 2018 11:34
E merr me vete Sarri?

Elseid Hysaj ka postuar pak më parë në rrjetin social “Instagram” se është duke fluturuar drejt Londrës, pikërisht në Mbretërinë e Bashkuar, aty ku janë të interesuara disa skuadra të Premier League për të pasur shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.

Hysaj është thirrur nga Christian Panuçi për tre ndeshjet miqësore, teksa sapo ka përfunduar sezonin me Napoli-n dhe po kërkohet nga ekipe me emër në arenën ndërkombëtare, pa harruar Bayern-in në Gjermani dhe PSG-në në Francë.

Por, më afër duket se janë ekipet angleze, të cilat kanë shkruar shpesh për mundësinë e kalimit të tij te Chelsea, Manchester United apo tek Arsenal. Megjithatë, ky fluturim misterioz pritet që të zbardhet brenda pak kohësh.

Duke iu referuar dhe lajmeve të orëve të fundit, pikërisht të kalimit të Mauricio Sarri-t te pankina e Chelsea-, shtohen më tepër zërat se Hysaj do të udhëtojë së bashku me ish-trajnerin e tij te Napoli për në kampionatin anglez.

‘Ku ka zë, nuk është pa gjë’ është një shprehje popullore e jona, e cila mund të bëhet realitet në orët në vijim. Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të shkruajnë mediat londineze për këtë rast... /EDS/

***********************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Thirrja nga Tepelena, kryebashkiaku Peçi kërkon stadium kombëtar

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
22 Maj 2018 11:23
Projektohet rikthimi i Minatorit

Tepelena është një nga skuadrat e Kategorisë së Dytë, por që në historinë ndër vite ka nxjerrë emra në futbollin shqiptar, madje dhe ish-lojtarë të Shqipërisë si Foto Strakosha dhe Ilir Selimi. Megjithatë, kjo skuadër tashmë ka nisur që të rimëkëmbet.

Investimet e bëra gjatë viteve të fundit nga planet për hapësirat sportive i kanë dhënë dorë drejtuesve të kësaj skuadre që të projektojnë një të ardhme të madhe. Madje, sot nuk ka ngurruar as thirrja e drejtpërdrejtë e kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, ndaj kryeministrit të vendit për të ndërtuar një stadium kombëtar edhe në këtë qytet, në mënyrë që të përfaqësohet Jugu i Shqipërisë.

Normalisht, në formë batute pjesa më e bukur e fjalimit të tij para publikut të Tepelenës ka qenë: “I kërkojmë kryeministrit Rama që të na ndërtojë pse jo dhe një stadium kombëtar në Tepelenë, emrin t’ia vendosë si të dojë, në dashtë Ali Pasha apo si të dojë. Nuk do të kemi të prishur në këtë rast”.

Megjithatë, shpresojmë që kjo kërkesë të bëhet realitet, pasi do të ishte një investim me shumë vlera për Jugun e Shqipërisë, duke parë që Luftëtari këtë vit do të luajë në Europa League, apo për më tepër, rimëkëmbjen e futbollit në këtë zonë që ka nxjerrë emra, pasi në elitë përfaqësohet vetëm me një skuadër.

Duke shtuar dhe faktin që Gjirokastra është zonë e mbrojtur nga “UNESCO” nuk mund të bëhen punime për të ndryshuar pamjen e stadiumit aktual. Kështu që e vetmja mundësi mbetet Tepelena për një investim të tillë.

Tepelena – Ekipi i futbollit të qytetit të Tepelenës, i njohur me emrin e vjetër Minatori, që drejtohet nga Ilir Selimi, pritet që vitin e ardhshëm të jetë një nga kandidatët kryesorë për të dalë në një kategori më lartë. Eduasportin.com mëson ekskluzivisht se po merren të gjitha masat që ky ekip të ndërtohet me lojtarë cilësore dhe me ide për të ardhmen. /EDS/

***********************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.