Interi nuk po kalon një moment shumë të mirë, teksa në Ligën e Kampioneve, renditet në vendin e fundit në grup me vetëm 2 pikë. Zikaltërve i duhen vetëm fitore në ndeshjet e radhës, për të tentuar kalimin e fazës së grupeve.
Megjithatë nuk do të jetë e lehtë, pasi përballë do të ketë Realin e Madridit, që i mposhti ata vetëm 2 ditë më parë. Menjëherë pas humbjes ndaj spanjollëve, të shumtë ishin tifozët zikaltër që kërkonin shkarkimin e trajnerit.
Por, Konte do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e radhës në Champions. Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, Konte do të vazhdojë të jetë në drejtimin e Interit, edhe nëse humb ndeshjen e radhës ndaj Realit në “San Siro”.
Në muajin gusht, drejtuesit e Interit dhe Konte bënë një pakt, ku iu besua drejtimi i skuadrës edhe për sezonin e ri dhe tani bëhet me dije se ai do të vazhdojë të jetë në pankinë, pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshjet e ardhshme. Megjithatë durimi mund të marrë fund te drejtuesit zikaltër, nëse skuadra nuk rikthehet të bindë me rezultate deri në muajin janar.
PANORAMASPORT.AL
www.panorama.com