Pallotta: Ronaldo te Juventus? Ku dreqin i gjetën paratë…

“CR7 te Juventus? Menjëherë e kam menduar si është diçka pozitive për Serie A. Nuk e shoh si diçka negative për Romën, aspak. Është një lojtar i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Por besoj se Italia do të jetë ndryshe për të, jam i mendimit se nuk do të shënojë 60 gola. Pastaj jam munduar ta kuptoj si dreqin e kanë paguar?!”

Këto janë fjalët e presidentit të Romës gjatë një interviste të ndërthurur me Kostas Manolas dhe Justin Klaivert, të publikuar në faqen zyrtare të Romës. Ai gjithashtu ka shpjeguar largimet nga ekipi kryeqytetas: “Për cilin më ka ardhur keq? Më pëlqente shumë Salah, por jo të gjithë e dinë se kemi qenë të detyruar, nuk kishim zgjedhje, ishte e vështirë, madje edhe me Alisson ishte e njëjta gjë, Nainggolan është një luftëtar. Nuk është asnjëherë e lehtë, por në shumë raste nuk kemi zgjedhje, përpiqemi të përfitojmë sa më shumë dhe pastaj ti zëvendësojmë me lojtarë cilësorë “./EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan