Pamjet që shfaqin Messin duke injoruar haptas instruksionet e asistentit të Setien

29 Qershor 2020

Të shtunën mbrëma, Barcelona lëshoi sërish pikë duke ia lejuar Real Madridit që të avancojë me dy pikë më shumë në krye të tabelës.

Mirëpo, kriza te Blaugranët duke të jetë më e thellë, pasi që ekziston një ndarje ndërmjet lojtarëve dhe stafit trajnues.

Është raportuar se ka pasur zënkë në zhveshtore ndërmjet trajnerit Quique Setien dhe disa futbollistëve, ndërsa një video e shpërndarë në internet tregon një tjetër moment të tensioneve.

(Foto: Screenshot/Moviestar)

Superylli i skuadrës, Lionel Messi, është parë duke i injoruar haptas instruksionet e asistent-trajnerit Eder Sarabia. Derisa asistenti tentonte ta këshillojë lojtarin kryesor, numri 10 është xhiruar duke i injoruar fjalët e tij.

Lexo po ashtu: Quique Setien ka shkaktuar edhe më shumë kaos te Barcelona – katalunasit po shkojnë drejtë dështimit

Barcelona luajti baras (2-2) në udhëtim te Celta Vigo, ndërsa Real Madridi fitoi si mysafir i Espanyolit (1-0) dhe u pozicionua në krye të tabelës. /Telegrafi/

This is very clear that Messi does not respect Eder Sarabia, Quique Setien's assistant manager.

A shame that Barcelona is going through this. pic.twitter.com/c77ysunsID

— Bill Eshun (@Bill_Eshun) June 29, 2020

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com