Panucci e do në kombëtare, talenti transferohet në Gjermani

Mërgim Berisha nuk ka vendosur akoma se më kë kombëtare do të luajë. Sulmuesi me pasaportë austriake nuk luan me asnjë përfaqësuese, ndërkohë që edhe Kosova e ka në plane, por sikurse dihet, Austria nuk lejon dyshtetësinë, ndaj për ta marrë pasaportën shqiptare apo atë kosovare, i duhet të heqë dorë nga pasaporta austriake, çka normalisht do e pengonte në karrierën e tij sulmuesin 20-vjeçar, i cili është nën kontratë me Salzburg.

Ditën e djeshme Berisha, i cili është një nga dëshirat e Panuçi-t për kombëtaren, ëshët prezantuar te skuadra e tij e re. Salzburg e ka huazuar te Madgeburg, ekip i ngjitur në Bundesliga 2 këtë sezon. Sulmuesi në të shkuarën kishte provuar të luante vetëm në Austri, teksa ka veshur fanellën e Liefering, klub satelit i kampionëve të Austrisë. Paraqitjet e tij aty kanë qenë të mira, ndërkohë që me Sazlburg ka debutuar edhe në ekipin e parë.

Berisha verën e  shkuar u huazuar sërish, por këtë herë në elitën e futbollit austriak, teksa veshi fanellën e LASK Linz. Me këtë skuadër ai arriti të shënojë pesë gola, ndërkohë që u aktivizua në 18 ndeshje, 14 prej të cilave i nisi si titullar.  Sulmuesi nuk luante prej muajit shkurt me skuadrën austriake, ndërkohë që Salzburg ka gjetur një tjetër zgjidhje për ta rritur edhe më shumë lojtarin e tyre dhe tanimë do të luajë në Gjermani. Berisha shihet si një lojtar me perspektivë dhe pritet shumë prej tij. Kontrata e tij me austriakët është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2020 dhe tanimë pritet shpërthimi i tij për t’u rikthyer te Salzburg. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan