Panucci: Na mungoi goli, por duhet ta shënojmë në Izrael

Trajneri i kombëtares Christian Panucci, është shprehur i kënaqur për lojën e skuadrës por jo për rezultatin kundër Jordanisë. “Patëm 5-6 raste për gol, pastaj kur gjen kundërshtar që mbrohet ka konfuzion. E qartë që e meritonim fitoren, por kur gjendesh përballë një skuadre që mbrohet me dhjetë vetë e ke të vështirë”, tha ai pas ndeshjes.

“Dëmtimi i Mihajt dhe Ramadanit na prishi pak punët, sepse Djimsiti nuk duhet të luante 90 minuta por luajti gjatë gjithë kohës. Por kemi katër ditë për të rikuperuar dhe do të punojmë”.

Për mungesën e Hysajt, shtoi: “Hysaj ka bërë shumë ndeshje (me Napolin) ndeshja jonë e rëndësishme është kundër Izraelit. Ai ka punuar në stërvitje me Memushajn dhe Bashën dhe vendosa që të mos luajë për këtë arsye”.

“Për sot nuk mund të them asgjë për lojtarët, sepse janë treguar seriozë e profesionistë. Sigurisht mungoi goli dhe më vjen keq që nuk fituam, por për sa i përket ndeshjes së sotme ata e kanë bërë detyrën e tyre. 3-5-2 apo 4-3-1-2? Gjithmonë kemi luajtur me tre mbrojtës, sepse nuk doja të sforcoja Djimsitin dhe Mavrajn. Sulmi? Do të shohim të dielën, e rëndësishme që të shënojmë gol”, përfundoi trajneri./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan