Paqja me Partizanin, Gjici: Dua titullin, dhjetori do ketë prurje

15 Dhjetor 2018

TIRANË

Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici tha për mediat pas përfundimit të sfidës me Partizanin se brenda dhjetorit do të  firmosë kontratë me dy ose tre lojtarë, që sipas tij janë të gatshëm për të ndihmuar Kukësin.

Ai tha për “SuperSport” se objektivi madhor është titulli kampion, por pranoi faktin se rivaliteti është shumë i fortë dhe kampionati ka shumë ditë kalendarike për të luajtur.

“Të kënaqur do ishim me fitoren, por nuk desh sot. Duhet të përforcojmë disa reparte që janë të domosdoshme për t’u përforcuar. Kemi disa probleme. Mesfusha kishte probleme për shkak dëmtimesh.

Nuk ishin Shafik dhe Dzaria. Me ato të dy do të kishim një rezultat tjetër. Ne të gjitha ndeshjet i luajmë jashtë por them se dhe kjo pikë është e kënaqshme. Kemi piketuar disa lojtarë, besoj brenda dhjetorit do lidhim kontratën me 2-3 lojtarë të mirë që të bëjnë diferencën në ato repartet që kërkon trajneri.

Objektivi jonë është titulli kampion, gjithsesi kampionati është i gjatë. Do t’i marrim ndeshjet 1 e nga 1, konkurrenca është e fortë, në garë jemi”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan