Paraqitje fantastike e Feronikelit në Sllovaki, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen kthyese

24 Korrik 2019

Feronikeli zhvilloi një ndeshje të mençur ndaj kampionit sllovak, Slovan Bratislava, ku rezultati përfundimtar ishte 2-1, që lë hapur gjithçka për ndeshjen kthyese.

Ndeshja e vlefshme për rrethin e dytë parakualifikues në Ligën e Evropës ka shkuar shumë mirë për Feronikelin.

Ndeshja nisi më mirë për Slovan Bratislavën që kaluan në epërsi në minutën e nëntë të takimit.

Spanjolli Nono, ish-futbollist i Atletico Madridit u tregua i saktë duke mposhtur portierin Florjan Smakiqi, por që topi fillimisht ishte devijuar nga barrikada (1-0).

https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/07/LX4O.mp4

Ndryshe, edhe Feronikeli kishte disa raste për shënim, si në rastin e Kastriot Rexhës dhe Jean Cariocas, por pa sukses.

Pas tyre provoi edhe Albert Dabiqaj me një goditje nga jashtë, por pa sukses.

Sulmuesi Sporar kishte rastin më të mirë në pjesën e parë, por goditja e tij me gërshër u prit në mënyrën më të mirë nga Florijan Smakiqi.

Ashtu edhe siç pritej, tifozët sllovak kanë shpalosur një baner kundër Kosovës. “Kosova është Serbi”, është mbishkrimi në këtë baner.

Pjesa e dytë ka nisur mirë për sllovakët që fitojnë një penallti, pasi Lapidar Lladrovci e pengoi njërin nga sulmuesit në zonë.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Sporara që e mposhti Smakiqin (2-0).

https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/07/g4eW.mp4

Por djelmoshat tanë nuk u dorëzuan.

Në minutë e 67-të, një goditje dënimi nga e majta u harkua në zonë nga Yll Hoxha, e topin e kthyer me një goditje të fortë e ktheu në gol Mendurim Hoti (2-1).

Dëri në fund Feronikeli qëndroi më së miri dhe e ruajti mirë rezultatin, që lë gjtihcka të hapur ndeshjen kthyese.

https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/07/3LbB.mp4

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Prishtinë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan