Parashikimi i FIFA 19: Goli i Shaqirit ia siguron Liverpoolit trofeun e Ligës së Kampionëve

25 Maj 2019

Një parashikim interesant është dhënë nga video-loja “FIFA 19” për finalen e Ligës së Kampionëve, ku ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri shihet duke ia siguruar trofeun skuadrës së tij Liverpoolit.

Finalja e Ligës së Kampionëve është ofruar tashmë me Liverpoolin dhe Tottenham Hotspur që do të luajnë mes vete më 1 qershor.

Stadiumi i Atletico Madridit, Wanda Metropolitano, do të jetë nikoqir i kësaj përballje të madhe angleze.

Lexo po ashtu: Fillojnë favorizimet për Liverpoolin para finales me Tottenhamin që nga zhveshtoret deri te numri i tifozëve

Kur kjo sfidë tashmë po ofrohet, kanë nisur edhe parashikimet rreth fituesit.

Një parashikim të tillë e ka bërë edhe “FIFA 19”, të cilin e ka postuar faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve.

Shaqiri dhe Origi duke festuar me bashkëlojtarët njërin gol ndaj Barcelonës (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Aty shihet ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili është heroi i ndeshjes duke shënuar golin e fitores për Liverpoolin.

Lexo po ashtu: Shaqiri për finalen e Ligës së Kampionëve: Të bashkuar mund të arrijmë shumë

Sfida në këtë lojë ishte tek rezultati 2-2, ku më pas Shaqiri shënon për 3-2 dhe Liverpooli fiton Ligën e Kampionëve.

Më poshtë mund ta shikoni vidon që e shpall Liverpoolin kampion të Ligës së Kampionëve me golin e Shaqirit. /Telegrafi/

View this post on Instagram

CHAMPIONS CORNER: FIFA predicts the result of the 2019 UEFA Champions League final!

A post shared by UEFA Champions League (@championsleague) on May 24, 2019 at 9:03am PDT

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan