Paredes dëshiron rikthimin në Serie A

30 Shtator 2019

Leandro Paredes nuk po kalon momentet më të mira në karrierën e tij.

Mesfushori argjentinas ishte njëri nga lojtarët më të talentuar në Evropë sa ishte pjesë e Romës.

Por ai vendosi të largohej nga Giallorosët për t’iu bashkuar gjigantit rus Zenit St Petersburg, para se të bashkohej në janar me kampionët e Francës, Paris Saint Germain.

25-vjeçari nuk po gjen hapësirat e duhura tek PSG dhe ka kërkuar largimin në janar.

Dëshira e tij është që të rikthehet në kampionatin italian Serie A, ku mendon se do të luaj rregullisht.

Lazio ishte skuadra më e interesuar në verë për të, por lojtari ka hedhur poshtë t’i bashkohet rivalit të Romës.

Skuadra që tani është duke kërkuar shërbimet e argjentinasit është Milani.

Mediat franceze kanë raportuar se PSG dhe Milan mund të projektojnë shkëmbimin Kessie – Paredes në janar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com