Paris SG dëshiron yllin e Chelesa-t

Paris SG thuhet se po shqyrton një lëvizje për yllin e Chelsea-t, N’Golo Kante. Francezi është votuar dy herë si lojtari më i mirë në Premier League dhe gjigantët e Ligue 1 kanë marrë shënime.

“Le10sport” raporton se drejtuesit e Paris Saint-Germain po përgatisin një ofertë për mesfushorin me tipare mbrojtëse.

Klubi francez është hidhëruar që nuk do të nënshkruajnë këtë verë me Fabinho-n nga Monaco dhe tani kanë shënjestruar yllin e Chelesa-t.

Kjo është arsyeja pse ata tani do të kthejnë vëmendjen e tyre tek Kante për të ndihmuar Thiago Motta-n në mes të fushës. Francezi gjithashtu shihet si pasardhës i Motta-s kur ai të largohet nga klubi.

Megjithatë, raporti sugjeron se PSG mund të ketë vendime të mëdha për të marrë në verë. Një mbrojtës i majtë dhe lojtarët për të zëvendësuar Angel Di Maria dhe Lucas në qoftë se ata largohen, po shihen si prioritete për merkaton e transferimit.

Kante kohët e fundit e mposhti sulmuesin e PSG, Kylian Mbappe për të fituar çmimin si lojtari francez i vitit.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan