Paris SG ka frikë nga tifozët, shtyhet rikthimi i Neymar në fushë

12 Shtator 2019

Neymar është gati të kthehet në fushë për Paris SG. Sulmuesi tregoi se ka lënë pas dëmtimin duke u aktivizuar në ndeshjen e fundit me kombëtaren e Brazilit, por aktivizimi në ndeshjen e radhës në Ligue 1 kundër Starbourg duket i pamundur. Shkaku sipas “Le Parisien” janë tifozët.

Hi Res C785e7a401159cf81ef8dc223ce6d405 Crop North

Këta të fundit nuk e kanë pritur mirë sjelljen e “O’Ney” gjatë merkatos, ku me ngulm kërkoi rikthimin te Barcelona dhe për këtë arsye pritja e tyre në “Parc de Prince” nuk do të jetë aspak e ngrohtë. Duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja pariziene, trajneri Thomas Tuchel i druhet reagimit të tifozëve vendas dhe ka vendosur të shtyjë rikthimin në fushë për Paris SG vetëm në ndeshjen e javës së ardhshme në transfertën kundër Lyon.

N

Pas një telenovela të gjatë në merkaton e verës, Barcelona mbetet larg për Neymar. Kjo vetëm për momentin, pasi palët do të diskutojnë sërish tranferimin e tij ndoshta që në janar. Por deri atëherë, sulmuesi brazilian ka një detyrë të vështirë për të rifituar zemrat e tifozëve të Paris SG, të cilët në çdo ndeshje të këtij sezoni të ri e kanë shprehur hapur kundërshtimin e tyre në drejtim të Neymar.
(balkanweb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan