Paris SG thotë “JO”, bllokohet transferimi i Edison Cavani tek Atletico Madrid

29 Janar 2020

E ardhmja e Edison Cavani është kthyer në një telenovelë të vërtetë. Ndryshe nga sa pritej, tranferimi i sulmuesit uruguajan tek Atletico Madrid është bllokuar nga Paris SG. Vetëm pak orë pasi mediat spanjolle e bënë fakt të kryer blerjen e sulmuesit nga klubi madrilen, kampionët e Francës kanë refuzuar ofertën e fundit. Skuadra spanjolle ishte gati të paguante 15 milion euro për Cavani, një shifër kjo e konsieruar shumë e ulët nga ana e parizienëve. Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, ky frenim rrezikon të gjitha tratativat, pasi edhe mbyllja e merkatos së dimrit është shumë pranë.

Edinson Cavani Psg 1its6d8mlq8t51x7vwhsjycdrm

Gjithsesi, ka ende kohë për një marrëveshje, duke parë dëshirën e vetë sulmuesit për t’u larguar nga Paris SG. Edision Cavani ka kuptuar se nuk është zgjedhje e parë në fomacionin e trajnerit Tomas Tuchel, ndërsa nën urdhërat e Diego Simones do të gjente shumë hapësirë, duke parë edhe sezonin zhgënjyes të Atletico Madrid. Vetëm pak ditë më parë, futbollisti uruguajan refuzoi një ofertë të Chelsea, që gjithashtu është në kërkim të një sulmuesi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com